Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA shënon përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA shënon përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit

Mijëra njerëz po shënojnë sot në qytetin e Nju Jorkut, në kryeqytetin e vendit Uashington dhe në Shanksville të Pensilvanisë 19 vjetorin e sulmeve terroriste të vititi 2001 që lanë 3 mijë personat e vrarë pas rrëmbimit të 4 avionëve, dy prej të cilëve goditën kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, njeri Pentagonin dhe tjetri u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Në qytetin e Nju Jorkut ceremonitë po zhvillohen në memorialin e 11 shtatorit, aty ku si çdo vit që nga sulmi, po lexohen emrat e viktimave përfshirë dhe ata të një sulmi në vitin 1993 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. Në të gjithë qytetin e Nju Jorkut u mbajt një moment heshtjeje në orën 8:46 të mëngjesit me orën lokale pikërisht koha kur një nga avionët u përplas me Kullën Veriore.

Presidenti Donald Trump shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump po marrin pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shanksville të Pensilvanisë atje ku u rrëzua një prej avionëve të rrëmbyer. Presidenti mbajti dhe një fjalim gjatë ceremonisë.

Në Shanksville të Pensilvanisë pritet të shkojë më pas edhe rivali i tij demokrat Joe Biden. Fillimish zoti Biden po merr pjesë në ceremoninë që po zhvillohet në Manhatanin e poshtëm në Nju Jork. Kandidati demokrat presidencial Joe Biden, Nënpresidenti Mike Pence dhe Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo, të gjithë me maska në fytyrë, iu bashkuan ceremonisë që shënoi përvjetorin e 19-të të zymtë të këtij qyteti pas sulmeve të 11 shtatorit në vendin ku dikur ngrihej Qendra Botërore të Tregtisë.

Çfarë ndodhi atë ditë?

Nëntëmbëdhjetë persona të lidhur me grupin terrorist al-Kaeda kryen rrëmbimin e katër avionëve. Osama bin Laden dhe al Kaeda morën përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse. 11 shtatori, sulmi më vdekjeprurës në tokën amerikane që nga Pearl Harbori në 1941, ndryshoi përgjithmonë perceptimin e Amerikës mbi sigurinë dhe nxiti Presidentin e atëhershëm George W. Bush të shpallte luftë kundër terrorizmit, çka pasoi me një luftë në Afganistan.

Lufta e SHBA-së kundër terrorizmit

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja rrëzuan grupin Taleban nga pushteti në Afganistan. Lufta atje vazhdon edhe pse në fillim të këtij viti SHBA dhe Talebanët nënshkruan një marrëveshje që synon t’i japë fund konfliktit. Pas sulmeve terroriste Shtetet e Bashkuara u vunë në kërkim prej vitesh për udhëheqësin e al-Kaedës Osama bin Laden dhe në maj 2011 një ekip i forcave speciale të Marinës amerikane bastisi një vendstrehim në Abotabod të Pakistanit ku ai u qëllua për vdekje.

Memorialet që nderojnë viktimat

Përkujtimore për nder të atyre që u vranë gjatë sulmeve terroriste janë ngritur në Nju Jork, Virxhinia e Pensilvani. Pjesa e dëmtuar e Pentagonit, pas rrëzimit të avionit, u rindërtua menjëherë. Ndërtimi i një kulle të re në Qendrën Botërore të Tregtisë mori kohë të gjatë, por tashmë ajo ngrihet mbi horizontin e Manhatanit në Nju Jork, si ndërtesa më e lartë në Shtetet e Bashkuara./VOA

Tags: 11 ShtatoritPërvjetoriSHBA

TË LIDHURA

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”
Bota

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

20:25 | 10/07/2025
Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse
Bota

Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

09:36 | 10/07/2025
Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër
Bota

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Next Post
Rama bën një vizitë të papritur në Turqi

Rama bën një vizitë të papritur në Turqi

Cikalleshi tranferohet tek ekipi i ri turk

Cikalleshi tranferohet tek ekipi i ri turk

Macron: Turqia nuk është më partner i BE-së

Macron: Turqia nuk është më partner i BE-së

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

“Pas dorëheqjeve në Vlorë, Çuçi shpall garën për 12 drejtorë të rinj”
Aktualitet

“Pas dorëheqjeve në Vlorë, Çuçi shpall garën për 12 drejtorë të rinj”

by mirseda
20:37 | 10/07/2025
0

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, hapet thirrja për plotësimin e vendeve vakante për 12 pozicionet...

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

20:25 | 10/07/2025
“Motori me targa të huaja përplaset me biçikletë në Berat, dy të plagosur”

“Motori me targa të huaja përplaset me biçikletë në Berat, dy të plagosur”

20:21 | 10/07/2025
Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

19:43 | 10/07/2025
Ngjarje e pazakontë në Marikaj! U vetëplagos, 40-vjeçari inskenoi atentat

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari vetëhidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

19:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com