Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mentaliteti “i të fortit”, dobësia e opozitës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mentaliteti “i të fortit”, dobësia e opozitës

Nga Alfred Peza

Rifillimi i punës nga ana e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ka ekspozuar publikisht një tipar dallues të PD kryesisht por edhe të LSI në këtë rast, në raportet e tyre me mazhorancën socialiste. Ajo mund të përmblidhet tek deklarata e përfaqësuesit të PS Damian Gjiknuri në përfundim të saj, kur tha se opozita kishte një tendencë në këtë takim, për të fshirë gjithçka ishte arritur deri tani në këtë proces.

Pavarësisht se në fund palët janë dakordësuar, për të vijuar procesin aty ku e kishin ndërprerë për shkak të pandemisë globale, qëndrimi i opozitës përforcon bindjen se kemi të bëjmë jo me një qëndrim rastësor. Por, me një filozofi të tërë. Me një konstante vijuese të mënyrës sesi opozita jashtëparlamentare, i është qasur përgjatë këtyre 7 viteve të fundit të paktën, mazhoracës qeverisëse në raportet mes tyre.

Kjo qasje reflekton kulturën e arritjes së qëllimeve politike, jo përmes frymës së bashkëpunimit, luajalitetit dhe zbatimit të frymës e gërmës së marrëveshjeve të arritura mes palëve. Por, përmes hileve procedurale, ultimatumeve, kërcënimeve dhe imponimit me anë të forcës ekstrademokratike. Duke dashur që ta kompensojnë në këtë mënyrë, mungesën e fuqisë së përfaqësimit në Parlament, me diktatin e minorancës mbi mazhorancën.

Ky mentalitet prej “të forti” që kërkon të marrë me dhunë, atë që nuk u takon përmes rregullave të lojës demokratike, është reflektuar herët. Nuk e keni harruar besoj, “çadrën” e Lulzim Bashës, që u shndërrua në selinë 3 mujore të “Republikës së Re”. Edhe kur morën pas marrëveshjes së 17-18 majit, gjysmën e portofolave të qeverisë, drejtimin e institucioneve më të rëndësishme kushtetuese dhe agjencive publike, sërish u ankuan pasi u mundën me votë.

Edhe kur nuk arritën që ta ndalin për ta zhbërë reformën në drejtësi, pasi u bënë pishman që e votuan me 140 vota në Parlament, sërish kërkuan që të bënin “të fortin”. Duke dashur që ti imponohen PS me dhunën verbale, me dhunën e çizmeve, miellit, vezëve dhe bojës. E për të vijuar përballë institucioneve kryesore të vendit, lojën e forcës së rrugës përmes gurëve, flakëve dhe bombave Molotov. Për të mos u ndaluar edhe përpara djegies së shkollave, të caktuara si qendra votimi, për zgjedhjet lokale.

Megjithëse dështuan me kulturën e “të fortit” për të ndaluar edhe reforma të tjera e aksione të mëdha të qeverisë, nuk ngurruan për ta vijuar këtë sjellje, edhe kundër projekteve kryesore të zhvillimit urban. Duke dashur që të ndalojnë përmes dhunës së frymëzuar me qëllime politike dhe elektorale, projektet e parkut të fëmijëve në Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, Sheshit “Skënderbej”, Arenës Kombëtare të Futbollit, Unazës së Madhe, Teatrit Kombëtar…

Puna për reformën e re elektorale, ka filluar pas zgjedhjeve 2017, për tu ndërprerë pas daljes nga Parlamenti të PD e LSI dhe bojkotit të zgjedhjeve të 2019. Për të rifilluar në janar 2020, ku palët arritën marrëveshje për krijimin e Këshillit Politik, ku do të adresoheshin me konsensus çështjet e administrimit të zgjedhjeve, objekt pune i Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. “Për çështjet që nuk do të gjendet dakordësi do kërkohet mendim dhe ndihmë nga ekspertët ndërkombëtarë”, shkruhet në dokumentin sipas të cilit reforma do përfundonte më 15 mars.

Pandemia e ndërpreu sërish punën, në muajt mars e prill. Pavarësisht rikthimit të opozitës bashkë me sjelljen prej “të forti” (edhe kur ka marrëveshje, axhendë dhe metodologji të dakordësuar mes palëve politike), e rëndësishme është që në fund u ra dakord, për të rifilluar punën atje ku ishte ndërprerë dhe për të ecur përpara.

Historia e këtyre viteve na mëson se ky mentalitet dhe kjo kulturë politike, në vend që ta forcojnë, e kanë dobësuar gjithnjë e më shumë opozitën. Ndaj të vijosh me këtë sjellje edhe pas kësaj, është pak që të thuash se ajo është thjeshtë, kundërproduktive. Për vetë opozitën në radhë të parë. Por, edhe për klimën e përgjithshme politike në vend.

Tags: Alfred Pezadobesiamentalitetiopozitëstë fortit

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ja pse nuk duhet ta karikoni asnjëherë celularin nëpër lokale

Ja pse nuk duhet ta karikoni asnjëherë celularin nëpër lokale

113-vjeçarja mposht koronavirusin

113-vjeçarja mposht koronavirusin

Rusia rekord rastesh të reja/ 125 mijë të infektuar, vetëm gjatë muajit maj

Rusia rekord rastesh të reja/ 125 mijë të infektuar, vetëm gjatë muajit maj







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com