Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Menaxhimi i Butrintit/Rama: Kopeja juaj ka logjikën e vetë, kioskën e keni në kokë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Menaxhimi i Butrintit/Rama: Kopeja juaj ka logjikën e vetë, kioskën e keni në kokë

Çështja e Butrintit është zhvendosur sot në Kuvend, ku ka pasur një përplasje mes Ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe deputetet demokrate Ina Zhupa. Pas vendimit për dhënien e Butrintit me konçension, Zhupa denoncoi se aty do të ndërtohen bare, restorante e teatro. Sipas Zhupës, në Butrint do të jetë biznes fitimprurës për një fondacion, ndërsa Margariti i tha se ka një keqardhje për të. Në debat ndërhyri edhe kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për PD-në. Që në nisje të fjalës së tij, Rama tha se Butrinti u njoh në kohën e PD-së si pronë e një subjekti fizik. Teksa iu përgjigj akuzave te opozitës për Parkun e Butrinit, Rama sqaroi se investimi do të bëhet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, duke theksuar se nuk është mëkat që Butrinti do të ketë aktivitete fitimprurëse. Ai shtoi po ashtu se Parku i Butrintit do të jetë i pari që do të hyjë në hartën e parqeve me zero përqindje karboni.

“E dini kush është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan? Është një kontributor i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të vendit me kohë e me vakt, dhe është një bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot por i të gjitha qeverive të Shqipërisë prej kohësh.

Ju po akuzoni se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, kontribut i një grupi njerëzish që jetojnë në SHBA dhe mbledhin fonde për Shqipërinë, na paska hyrë në marrëveshje sekrete me qeverinë, për të hapur bare dhe restorante në Butrint sepse për ju bari dhe restoranti janë akoma e vetmja mënyrë si e shikoni ju fillimin e konvertimit të politikës në para. Sepse ju jeni autorët e kioskave. Jeni të njëjtët, nuk ndryshoni, nuk ka rëndësi fare se disa nga ju nuk kishit lindur kur u hapën kioskat. Kopeja juaj ka logjikën e vet, ju kioskën e keni në kokë.

Keni të gjithë moshën e atij të vdekurit që e dini për të gjallë. Parku i Butrinit sot, falë punës që kemi bërë ne, këtyre marrëveshjeve, prej vitesh ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vazhduar të ecë puna në Butrint, në saj të këtyre marrëveshjeve që kontribuojnë për këtë vend.

Butrinti patjetër që do ketë aktivitete fitimprurëse, ky nuk është mëkat, por ju duhet të shikoni se për çfarë do përdoren për Butrintin. Do përdoren për Butrintin. Parku do bëhet siç themi ne, ju flisni sa të doni. Ne dimë se çfarë bëjmë, ju nuk dini se çfarë flisni. Partneri ynë është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan.

Ky Fondacion nuk jep kredi, nuk kërkon asgjë nga shteti shqiptar veç partneritetit. Ata investojnë dhe ne investojmë, së bashku siç kemi bërë në shumë projekte. Në Butrint po kalohet në modelin e administrimit të parqeve kombëtare në botën e zhvilluar. Qëllimi është që Butrinti të jetë Park Kombëtarë, që të vazhdojë të rrisë fuqinë atraktive. Të vijojë të zhvillohet në sensin e gërmimeve arkeologjike dhe ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe shumë falenderues Fondacionit që ka marrë përsipër këtë investim, të kërkuar prej nesh.

Ne jemi shumë krenar për këtë marrëveshje, dhe falenderues që Fondacioni ka marrë përsipër të bëjë këtë investim. Fondacioni ka pranuar të hyjë në këtë proces dhe Butrinti do të jetë edhe e para zonë e cila do të hyjë në hartën e zonave, pa asnjë përqindje karboni, pra komplet zonë e gjelbër në sensin jo me pemë dhe shkurre, por me të gjitha aktivitetet e brendshme pa asnjë përqindje karboni. Për të gjitha këto, jemi shumë krenar”, tha Rama.

Tags: butrintikuvendrama

TË LIDHURA

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa
Aktualitet

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Next Post
Rama përplaset me Spahon: Profesor mos bërtit, ke degraduar

Rama përplaset me Spahon: Profesor mos bërtit, ke degraduar

“Tha 13 herë fjalën budalla”, Alibeaj: Keqardhje për gjendjen mendore të Ramës

"Tha 13 herë fjalën budalla”, Alibeaj: Keqardhje për gjendjen mendore të Ramës

“Falë Zotit ruajta etikën”, deputetja e PD-së sqaron përplasjen me ministren

“Falë Zotit ruajta etikën”, deputetja e PD-së sqaron përplasjen me ministren







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Ukraina pritet të heqë dorë nga toka dhe disa armë sipas planit të paqes të SHBA-së
Bota

Ukraina pritet të heqë dorë nga toka dhe disa armë sipas planit të paqes të SHBA-së

by mirseda
19:08 | 19/11/2025
0

SHBA-të i kanë sinjalizuar Presidentit Volodymyr Zelenskiy se Ukraina duhet të pranojë një kornizë të hartuar nga...

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

18:17 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

17:14 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com