Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Mema do fitoren: Skënderbeu me probleme, njëjtë si Tirana vjet

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Mema do fitoren: Skënderbeu me probleme, njëjtë si Tirana vjet

Tirana kryeson kampionatin dhe kërkon që një gjë të tillë të vijojë ta bëjë edhe pas sfidës shtëpiake kundër Skënderbeut, takim që do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Sfida do të luhet në orën 16:00 për shkak se impianti i vjetër kryeqytetas nuk e ka kaluar testin e ndriçimit duke bërë që kjo përballje të humbasë disi nga spektakli. Ardian Mema shpreson që të thyejë korçarët dhe të shkojë me ekipin e karikuar në maksimum në takimet ndaj Kukësit dhe Partizanit. Ai nuk kërkon asnjë neglizhim nesër, ndonëse pranon se Skënderbeu ka probleme dhe është njëjtë siç ishte Tirana sezonin e shkuar.

A është Skënderbeu kundërshtari i duhur për vazhdimësinë e Tiranës?

Çdo kundërshtar ka specifikat dhe vështirësitë e veta dhe sado i dobët të jetë në letër, nëse nuk do kesh përqendrimin e duhur do hasësh vështirësi gjatë lojës. Shpresoj që ne si ekip t’i bëjmë hyzmetin qoftë e fortë apo e dobët, sepse kjo do na bëjmë mirë edhe për ecurinë.

A është një ndeshje e thjeshtë?

Jo nuk ka ndeshje të thjeshtë! Ndeshjet e thjeshta janë në komentet e njerëzve. Ne duhet t’i përgatisim ndeshjet ashtu siç duhet për të arritur rezultatet dhe sukseset e duhura.

A është Skënderbeu një nxemje për Kukësin dhe Partizanin?

Unë me ç’shikoj, paskeni bërë vlerësim jo të duhur. Skënderbeu ka trajner të shkëlqyer që i merr maksimumin lojtarëve. Kam qenë pjesë e stafit të Dajës. Nuk duhet ta mendojmë Skënderbeun si kundërshtar të lehtë në letër. Çdo gjë ndodh në futboll, duhet ta përgatisim ekipin për çdo lloj skenari. Skënderbeu dhe të gjitha ekipet shqiptare, nëse fokusohen, të hapin probleme. Nëse do të mendojmë të gjithë që Skënderbeu është i dobët në letër, do të jetë një gabim fatal i joni. Për ne ndeshja e nesërme është më e rëndësishmja e muajit. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje. Kukësi dhe Partizani kërkojnë përqendrimin e vet. Çdo ndeshje ka specifikën e vet. Neve na del për detyre të fitojmë çdo ndeshje. S’kemi çfarë mendojmë tjetër.

Çfarë duhet të bëjë skuadra për të mposhtur Skënderbeun?

Unë kam qenë pjesë e Skënderbeut kur kishte realisht lojtarë të mirë, shkoi në Kupat e Evropës, ishte ekip me shumë vlera. Vlerat t’i japin gjithmonë futbollistët. Skënderbeu është më shumë emër, pak a shumë siç ka qenë Tirana vjet, thjesht emër, nuk është se kishte një gjirin e saj lojtarë të mirë. Mendojmë të bëjmë maksimumin dhe kaq. Nuk mund të zgjatem më shumë. Nuk mund të them më shumë. Nuk është shkëlqimi i dikurshëm, por ka emër. Për gjërat e tjera duhet të flas me lojtarët, nuk mund t’i them në konferencë.

A do të jetë Torasa i gatshëm nesër?

Torasa nuk është i gatshëm nesër. Ka shprehur gatishmëri për të luajtur por nuk e rrezikoj ta humbas vetëm për një ndeshje. Do të jetë pjesë në javët në vazhdim.

Mungesa e Likës?

Çdo lojtar që do mungojë, për sa i përket formacionit, do më prishte punë. Kemi kapacitet e duhura për ta menaxhuar ndeshjen siç duhet dhe për ta kaluar.

Roli i Osmanit në skuadër…

Është herët për të folur, por mendoj se Osmani ka pjesën e vet. Nuk është mirë as për mua që të mendoj se ardhja e një futbollisti ka ndryshuar çdo gjë. Ai është një pikë e fortë e ekipit tonë, ashtu siç është Batha në mesfushë apo pjesa tjetër e skuadrës.
Pikësynimi i nesërm janë 3 pikët…

Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t’ia marrim çdo ekipi, jo vetëm Skënderbeut. Nëse do jemi gjithmonë pretendent gjithmonë duhet të kemi kërkesë ndaj vetes për të fituar ndeshje. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. E gjithë filozofia është si i fiton ndeshjes. Në skuadër, duhet mentalitet fituesi. Duhet t’i bëjmë hyzmetin çdo skuadre, për të shkuar te titulli.

A keni objektiv pikësh?

Për sa kohë i bëjmë hyzmetin çdo ndeshje, janë dhe pikët në mes. Pikët të çojnë te titulli. Objektivi pikësh nuk kemi, fokusi jonë është të fitojmë çdo ndeshje. Se si mund t’i bëjmë llogaritë, kjo duhet parë. Primare është të fitojmë pikët dhe të jemi pjesë e vendeve të para. /balkanweb

Tags: fitoreMemaSkenderbeuTirana

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Video/ Loredana tregon arsyen e ndarjes nga Mozzik

Video/ Loredana tregon arsyen e ndarjes nga Mozzik

Mali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë për hidrocentralet

Mali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë për hidrocentralet

Njihuni me ambasadoren e re amerikane në OKB

Njihuni me ambasadoren e re amerikane në OKB







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com