Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Meksikë, fëmijët rrëmbejnë armët për të mbrojtur familjet nga narkotrafikantët

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Meksikë, fëmijët rrëmbejnë armët për të mbrojtur familjet nga narkotrafikantët

Nga Emily Green”Vice”

Ajahuaultempa, Meksikë – Djemtë qëndrojnë në këmbë me pushkët e kalibri 22 mm mbi supe, me fytyrat e tyre të mbuluara me shami dhe kapele, për të mos zbuluar identitetin e tyre. Udhëheqësi i tyre, Luis, jep komandat. “Pozicioni 4!”-bërtet ai me një zë të lartë.

Në unison, dhjetëra rekrutë të vegjël shtrihen barkazi mbi dyshemenë e fushës së basketbollit, duke marrë shenjë me armët e tyre. Luisi është vetëm 13-vjeç. Ai dhe shokët e tij që sapo kanë hyrë në moshën e adoleshencës, janë anëtarët e regjistruar të fundmi të një grupi të vetëmbrojtjes në shtetin jugperëndimor të Guerreros në Meksikës.

Ai është në qendër të tregtisë së heroinës në Meksikë, dhe po përballet me shumë akte dhune vitet e fundit. Milicia po i stërvit djemtë e vegjël, ku disa prej tyre janë vetëm 6 vjeç, për të shërbyer si linja e fundit mbrojtëse, nëse një kartel i drogës sulmon komunitetin.

Milicia, e njohur si CRAC-PF, u shfaq që në vitin 2014, për të bërë punën e policisë lokale, e cila konsiderohet e korruptuar, dhe të forcave federale të sigurisë. Për shkak të një vale të jashtëzakonshme të dhunës nga një kartel lokal i drogës, banorët kanë ndërmarrë hapin drastik të stërvitjes të fëmijëve të tyre për të përdorur armët.

“Ne po i stërvitim fëmijët, pasi nëse ata do të humbasin prindërit e tyre, kush do t’i mbrojë? Është e qartë se qeveria nuk do të na mbrojë, dhe aq më pak avokatët e të drejtave të njeriut që na kritikojnë”, thotë Bernardino Sançez Luna, themelues i këtij grupi.

Por zyrtarët e qeverisë dhe grupet e të drejtave të njeriut, akuzojnë milicinë për shfrytëzimin e të miturve. Meksika, është një vend i mësuar me shfaqjet e dhunës. Por imazhet e fëmijëve në stërvitje ushtarake, të publikuara nga mediat lokale në fillim të këtij viti, kanë zgjuar vetëdijen publike, duke bërë krahasime me ushtarët-fëmijë, dhe ngritur pikëpyetje nëse kjo dukuri do të shndërrohet në një normë në të ardhmen.

Presidenti meksikan Andres Obrador, thotë se milicisë në fjalë duhet t’i vijë ”turp” që armatos fëmijët e vegjël. “Trajnimi i fëmijëve për të përdorur armë, dhe pastaj filmimi i tyre është abuziv”, është shprehur ai. Por prindërit e djemve, thonë se ky është një akt i dëshpëruar, nga një komunitet i tmerruar nga dhuna e shkaktuar nga të gjitha palët.

Ai është ndërkohë një gjest ekstrem, për të tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të qeverisë, për të cilët thonë se i kanë lënë në mëshirën e fatit. E vendosur në kodrat buzë malit Sierra Madre del Sur, Ajahualtempa është një nga 16 komunitetet autoktone që mbrohet nga milicia lokale.

Këto komunitetet janë fshatra të izoluar, ku mund të mbërrihet vetëm përmes një rruge dredha-dredha, e njohur si “korridori i vdekjes”, pasi bandat rivale përleshen shpesh në të për kontrollin e trafikut të drogës. Por ato përplasen edhe me milicitë civile të zonës.

Kjo e fundit shpërtheu vitin e kaluar. Disa banorë nga Ajahualtempas u vranë kur guxuan të dalin jashtë fshatit, mes tyre edhe xhaxhai i Luisit. “Prindërit ma fshehën lajmin, por unë arrita ta mësoj të vërtetën”, thotë ai. Ajahualtempa nuk ka pasur shumë mbështetje nga qeveria, por tani është vënë në shënjestër të një karteli të zonës, që po përpiqet të vërë nën kontroll rrugët e trafikut.

Numri i vrasjeve në një rreze 9 km përreth fshatit, është 2-fishuar që nga viti 2019, thotë Kris Kajl, profesor në Universitetin e Alabamës në Birmingem, që studion dhunën në rajon. Komuniteti u izolua. Fëmijët braktisën shkollën. Gratë nuk po zbrisnin më në qytetin më të afërt për të bërë pazar, apo për të shitur produktet e tyre bujqësore.

Burrat u organizuan dhe u armatosën, për të shmangur pritat e befasishme nga trafikantët. “Nëse largohemi nga fshati, mund të na rrëmbejnë”, thotë Luis. Në prillin e vitit 2019, pjesëtarët e milicisë së fshatit, morën me vete dhjetëra djem të vegjël për 1 javë në mal.

Luisi shkoi bashkë me vëllain e tij më të madh 15-vjeçar. Ai tregon gjërat që ata mësuan:“Si të sulmojmë mjetet e blinduara, si të përballemi me një pritë, si të shpëtojmë shokët në vështirësi”.

Djemve 12-vjeç e sipër iu dhanë armë, më të vegjlit stërviteshin me shkopinj dhe armë lodra, në përgatitje të kohës kur mund të përdorin armë. Luis u emërua kreu i grupit, sepse nuk mungoi asnjë ditë stërvitje. Por në shkollë, mësuesi i ka thënë se rrezikon të dëbohet, për shkak s ka bërë shumë mungesa.

Luisi e donte shkollën – kishte shumë qejf lëndën e matematikës – por nëna e tij ishte e tmerruar sa herë që ai shkonte atje. Edhe pse është vetëm një 30 minuta në këmbë nga fshati, shkolla është një territor që kontrollohet nga karteli i drogës. Verën e vitit të shkuar, Luis, vëllai dhe motra e tij e braktisën shkollën për shkak të dhunës, ashtu si edhe shumica e fëmijëve më të mëdhenj të fshatit.

Për shkallëzimi i dhunës, ndodh në mesin e një krize më të madhe të sigurisë në Meksikë. Në vitin 2019, u regjistrua numri më i madh i vrasjeve në vend. Presidenti Obrador ka refuzuar strategjinë e përplasjes së fortë me kartelet, duke thënë se kjo shkakton akoma më shumë dhunë.

Në Guerrero, karteli i Los Ardillos (Ketrat) ​​po mbjell terror. I angazhuar me kultivimin e opiumit dhe shpërndarjen e heroinës, ai përdor rrëmbimet dhe vrasjet, për të mbajtur rajonin nën kontroll. Në vitin 2015, qindra njerëz të armatosur të Los Ardillos hynë në qytetin e Çilapas, duke kërkuar anëtarët e një karteli rival.

Të paktën 15 persona u zhdukën. Karteli drejtohet nga 3 vëllezër, ndërsa një vëlla i katërt ka qenë më herët kreu i parlamentit lokal në Guerrero. Në janarin e vitit 2019, Los Ardillos tentuan të hyjnë në një nga 16 fshatrat e mbrojtura nga milicia. Nga përplasja me armë u vranë të paktën 10 anëtarë të kartelit, sipas anëtarëve të komunitetit dhe raportimeve në media.

Menjëherë pas asaj ngjarje, edhe gratë e fshati nisën të stërviten me armë, në mënyrë të mund të mbrohen në rast se sulmohen prapë. Los Ardillos e kanë bërë të qartë se do të vrasin cilindo, që ka lidhje me milicinë civile. Dhe ata e mbajtën fjalën. Në janar të këtij viti, 10 muzikantë nga një fshat i zonës u vranë në pritë.

Tags: familjetfemijetmbrojturMeksikënarkotrafikantetrrëmbejnë

TË LIDHURA

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë
Bota

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës
Bota

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Arrestimi i Maduros, Serxhio Perez: Shembull se besimi nuk humbet kurrë
Bota

Arrestimi i Maduros, Serxhio Perez: Shembull se besimi nuk humbet kurrë

17:52 | 05/01/2026
Next Post
Ndryshojnë “kokat” e komisariateve në veri të vendit, tre emërimet e reja

Ndryshojnë “kokat” e komisariateve në veri të vendit, tre emërimet e reja

Këmbanë alarmi nga Soreca: Dilni mbi dallimet partiake, angazhohuni në dialog

“Anti-KÇK”/ Soreca dy kushte qeverisë për zbatimin e ligjit

“Trilloni një ngjarje dhe hetojeni”/ Fillojnë testet për kandidatët e BKH-së

“Trilloni një ngjarje dhe hetojeni”/ Fillojnë testet për kandidatët e BKH-së







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

by mirseda
20:07 | 05/01/2026
0

Me fjalimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, është mbyllur dhe protesta e parë e PD për...

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com