18 kandidatët potencialë për drejtimin e BKH-së kanë hyrë sot në fazën e testimit. Përpara testimit fizik që është lajmëruar më herët, ata sot do të do të zhvillojnë testimin me shkrim.
Një nga pjesët e tyre testuese ka qenë trillimi i ngjarje kriminale me faktorë policorë dhe më pas shtjellimi i rrugës për hetimin e ngjarjes deri në zgjidhje.
Pas këtij testi ata do t’i nënshtrohen edhe testit poligrafik me makinat e reja të të vërtetës që janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas fazës finale që do të jetë intervistomi nga ekspertë amerikanë do të dalë dhe pikëzimi që do të përcaktojë edhe se kush do të drejtojë BKH-në.