Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mehmetaj nuk ia përton Nikollës: Zysh Lindita, nuk jam vajzë. Të ftoj në debat televiziv!

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mehmetaj nuk ia përton Nikollës: Zysh Lindita, nuk jam vajzë. Të ftoj në debat televiziv!

Duket se deputetja e LSI-së nuk ka ndërmend të heqë dorë nga akuzat ndaj ish-ministres Lindita Nikolla.

Kjo e fundit i ktheu sot përgjigje Mehmetajt, duke i kujtuar Jalën, ndërsa e pyeti për lidhjen e LSI-së me universitetet e njohura për shitje diplomash.

Por, Mehmetaj i ka kthyer sërish përgjigje Nikollës, të cilës i kujton që nuk është “vajzë”, ndërsa e akuzon se për hartimin e ligjit të arsimit të lartë janë kujdesur oligarkët e arsimit privat, me të cilët Nikolla ka lidhur interesa në kurriz të të rinjve shqiptarë.

Së fundmi, Mehmetaj thotë se LSI nuk mund të premtojë teza apo nota provimesh, pasi ky është një proces që e kontrollon vetëm PS-ja.

Deputetja e LSI-së e mbyll reagimin duke e ftuar Nikollën në një debat televiziv.

REAGIMI I MEHMETAJT:

E nderuar zysh Lindita,

Kur gënjeshtra të kthehet në patologji, jo vetëm nuk ofron shanse, por të nxjerr humbës në përballjen e rradhës!

Më lejo të të kujtoj si fillim se unë nuk jam “moj vajzë”, pasi nuk jam vajza juaj që studion në Francë dhe as vajza e korridoreve të Partisë Socialiste që pret urdhërat e shefave për të vepruar, qoftë për vendimet mbi jetën personale apo atë familjare. Nuk jam “moj vajzë”, jam deputete e Kuvendit të Shqipërisë, që të ka kërkuar shumë herë llogari dhe që nëse nuk e kujton, disa herë më kërkove të tërheq interpelancën e fundit që kërkova me ju, pasi nuk kishit argument t’u jepnit përgjigje maturantëve.

Së dyti, sërish po ju kujtoj e nderuar zysh Lindita se angazhimi im konkret për reformën në arsimin e lartë ka dhënë frytet e veta dhe të paktën ka shërbyer për të sensibilizuar të rinjtë për katrahurën që ju kurdisët në kurriz të maturantëve. Unë kam qenë disa herë në zyrën tuaj për të diskutuar për ligjin dhe me keqardhje po konstatoj sërish, se ju si ish ministre ende nuk e kuptoni ligjin dhe pasojat e tij. Ju nuk keni si ta dini çfarë kam thënë në komision apo parlament, sepse ju vetë as nuk keni qenë në komision dhe as keni marrë pjesë në hartimin e ligjit të arsimit të lartë, për të janë kujdesur oligarkët e arsimit privat me të cilët ju dhe të tjerë kanë lidhur interesat në kurriz të të rinjve shqiptarë.

Së treti, çdo akt yni për reformën në arsim ka ngecur pikërisht në zyrën tuaj, ku ndodhet e varur në mënyrë të dukshme edhe diploma juaj nga një universitet privat, e ngjashme me diplomat e disa kolegëve tuaj në grupin parlamentar. Më mirë se unë, ju duhet ta dini nëse diplomën tuaj e keni dhuratë apo e keni blerë ashtu sikur na akuzoni në statusin tuaj. Ju kujtoj se unë vazhdoj të jem studente në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe sado të mundoheni nuk mund të gjeni asnjë fije të dukshme ose të padukshme që më lidh me universitetet private në Shqipëri. Pikërisht këto fije të dukshme apo dhe të padukshme që ju lidhin ju me oligarkinë e universiteteve private, ju pengojnë të shihni të vërtetën në sy dhe të përballeni me dëmin që i keni bërë maturantëve në Shqipëri. Më kot mundoheni të fshiheni pas gishtit për gafat dhe gabimet me ligjin e arsimit, po kaq sa të kota janë dhe presionet që po i bëni mësuesve në të gjithë Shqipërinë në emër të gjuetisë së shtrigave për motive të pastra politike.

Dhe e fundit e nderuar zonjë, më mirë se unë e dini që asnjëri prej nesh në LSI nuk mund të premtojë teza apo nota provimesh, pasi ky është një proçes që e kontrolloni vetëm ju të PS. Sikundër po ju paralajmëroj se do të kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të gjithë rastet e drejtuesve të gjimnazeve të Tiranës apo dhe qyteteve të tjera që premtojnë fshirjen e mungesave në këmbim të votës për partinë tuaj. Për të gjitha sa më sipër jam e gatshme të përballem me ju në një debat televiziv,të çdo formati që dëshironi, për t’jua bërë dhe njëherë të qartë shqiptarëve se çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi angazhimin tonë në reformën në arsimin e lartë është përpjekje e dëshpëruar dhe e pavlerë.

Me dashamirësi I uroj suksese të gjithë maturantëve sot në provimin e tyre të parë dhe ju siguroj se me votën tuaj për LSI në 25 qershor I hapni rrugën përfaqësimit dinjitoz dhe punës konkrete për një sistem arsimor cilësor.

Tags: AkuzaKejdi MehmetajLindita NikollalsiPSReforma në arsim

TË LIDHURA

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut
Aktualitet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Next Post
SULMI NË ANGLI/ Tre shqiptarë shpëtuan 130 persona nga masakra

SULMI NË ANGLI/ Tre shqiptarë shpëtuan 130 persona nga masakra

Basha nga Tropoja: Ramës veç timoni i ka mbetur në dorë, se “makinën” e shkatërroi për katër vjet

Basha nga Tropoja: Ramës veç timoni i ka mbetur në dorë, se “makinën” e shkatërroi për katër vjet

DURRËS/ Këtë sezon do të ketë më pak plazhe publike, i kalojnë privatit për t’u mirëmbajtur

DURRËS/ Këtë sezon do të ketë më pak plazhe publike, i kalojnë privatit për t'u mirëmbajtur







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com