Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Mediat serbe zbulojnë “dhuratat” që Trump ka përgatitur në këmbim të njohjes së Kosovës

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ditë më parë ka qëndruar për një vizitë në Washington ku është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar lidhur me dialogun për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd dhe një marrëveshje finale, shkruan Gazeta Express.

Sipas deklaratës zyrtare të lëshuar nga zyra e Pompeos ishte thënë që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërkohë ka pasur raportime se Pompeo i ka bërë presion të madh Vuçiçit që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë Vuçiç pas kthimit nga Washingtoni, duke paralajmëruar se Serbinë e pret një vjeshtë e dimër i vështirë.

Ndërkohë sot në mediat serbe po qarkullon një shkrim i pa konfirmuar ku flitet për disa ‘dhurata’ që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka premtuar Serbisë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express. Në një shkrim të gazetës “Informer”, thuhet se Trump do t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 aeroplan luftarak të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024.

Kështu i ka thënë një burim kësaj gazete, duke potencuar se Trump është i vendosur që të zgjidhë problemin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës. “Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti për Informer, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj gazete, një ofertë e tillë e SHBA-së do të sillet në Serbi përmes përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, të sapoemëruarit, Matthew Palmer. Thuhet që përveç prezantimit të ofertës, Palmer do të ketë për detyrë që të bindë palën serbe të pranojë një ‘ofertë’ të tillë.

Tags: dhuratakosovamediat serbeTrump

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

15-vjetori i LSI, Kryemadhi bën gjestin e papritur

IKMT nis aksionin për shembjen e 60 objekteve (video)

Vrau 8 të afërmit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Ritvan Zykaj







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com