E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Mediat italiane: Kina do të pranojë origjinën e Covid-19, marrëveshje me SHBA

Koronavirusi u shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në qytetin kinez të Wuhanit, dhe shumë shtete në botë, kryesisht SHBA-ka, e akuzoi Kinën se e fshehu qëllimisht përhapjen e virusit. Në çdo deklaratë të zyrtarëve të saj, Kina e ka mohuar faktin se origjina e virusit është në Wuhan, dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

Por, media italiane Tgcom24, shkruan se tashmë Kina është e gatshme që të pranojë zyrtarisht versionin që Covid-19, ka dalë aksidentalisht nga laboratori Wuhan ku është studiuar.

Po sipas medias në vendin fqinj, SHBA nga ana tjetër është e gatshme të pranojë deklaratat kineze, sipas të cilave Pekini vetëm kohët e fundit mësoi për “arratisjen” e virusit, madje shkencëtarët dhe studiuesit që kanë mbajtur të fshehur të vërtetën do të ndiqen penalisht.

Kjo pasi akuzohen se kanë penguar Kinën që të njoftojë SHBA-të dhe botën për kërcënimin e rëndë që po i kanosej. Marrëveshja midis dy vendeve është paralajmëruar nga “Tgcom24”, madje, Amerika jo vetëm që do të pranojë deklaratën e Kinës, por edhe ka shprehur gatishmërinë për hetime të mëtejshme në laboratorin e Wuhanit.

Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi në shërbimet sekrete amerikane që të nisin punën duke mos i dhënë më shumë se 90 ditë kohë për ti prezantuar raportin.

Vetëm disa ditë më parë, drejtori i OBSH-së ( Organizata Botërore e Shëndetësisë), Theo Ghebreyesus kishte vënë në dyshim raportin e lëshuar në mars nga ekipi i tij që ‘gërrmoi’ për prova në laboratorin kinez.

Lexo edhe :   Arrestohet në Shqipëri gruaja e shumëkërkuar nga SHBA-ja

Artikulli i medias italiane
                                                      Artikulli i medias italiane

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...