Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare, ish-gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati.
Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij. Sinemati dha një kontribut të madh në rubrikën e lajmeve ndërkombëtare, duke drejtuar Departamentin e Jashtëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet, dhe nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare. Maksimi ishte vëllai i gazetarit të njohur të futbollit shqiptar Gëzim Sinemati.
Vetëm 4 ditë më parë, media shqiptare i dha lamtumirën një tjetër gazetari të mirënjohur, Fatos Baxhakut, i cili ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.