Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them çfarë lideri je

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them çfarë lideri je

Në bazë të shenjës zodiakale, Horoskopi na thotë se ç’lloj ‘boss-i’ mund të jemi, cilat janë pikat tona të forta dhe të dobëta.

DASHI – Për ju, të vishni rolin e boss-it është e natyrshme dhe spontane. Keni lindur për të qenë shefa. Në këtë pozicion arrini të jepni më të mirën tuaj. Jeni miqësorë, tolerantë dhe të mirëkuptueshëm me vartësit tuaj. E vlerësoni kur ju kërkojnë këshilla dhe mendime mbi punën, por në të njëjtën kohë do donit që ata të ishin të pavarur. Jo më kot, ndërtoni me ta marrëdhënie miqësore që zhvillohen edhe jashtë pune.

DEMI – Ju jeni njerëz ankthiozë dhe të merrni përgjegjësi të tilla, mund të jetë burim shqetësimi dhe stresi. Ndaj, keni nevojë për bashkëpunëtorë të përgatitur dhe të besuar, të cilët nuk lejojnë që të futeni në telashe. Fatkeqësisht, ankthi juaj nganjëherë ngatërrohet me pasiguri dhe dikush mund t’i bëjë bisht detyrës. Po ta mendosh mirë, nëse do kishit të njëjtën pagesë, do hiqnit dorë nga roli i drejtuesit, vetëm që të keni më pak problem, orare më të shkurtuara dhe më shumë kohë për ndjenjat.

BINJAKËT – Nuk është e lehtë të kesh shef dikë si ju, edhe pse tregoheni gjithnjë shumë miqësorë, zbavitës dhe mirëkuptues, sjellja juaj mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin dhe vartësit tuaj e dinë mirë një gjë të tillë. Nuk jeni të famshëm për besnikëri. Pika juaj e fortë është aftësia për të motivuar njerëzit që punojnë me ju, duke i ndihmuar të zbulojnë aftësitë, të cilat nuk i dinin se i kishin. Ky nuk është një faktor për t’u nënvlerësuar.

GAFORRJA – Edhe pse nuk ta jepni përshtypjen, jeni njerëz ambiciozë dhe me inteligjencë arrini të mbuloni poste prestigjoze në vendet ku punoni. Për ju, vartësit janë si një lloj familjeje, në të cilën krijohen të njëjtat dinamika: simpatitë, antipatitë, xhelozitë dhe thashethemet janë ‘bukë për dhëmbët tuaja’. Pavarësisht dukjes si ‘qingja’, dini si të vendosni autoritetin tuaj në vend dhe nuk harroni thuajse asgjë. Ndjeshmëria juaj është një dhuratë në punë.

LUANI – Edhe ju, si Dashët, keni lindur për të mbuluar role prestigjoze dhe nuk arrini të shprehni dhuntinë tuaj, nëse vartësit nuk ndjekin vullnetin tuaj. Jeni lider zemërgjerë dhe të kuptueshëm, pavarësisht nëse dikush gabon. Madje, shpesh, gabimet e të tjerëve ju lejojnë të dalin më në pah aftësitë tuaja drejtuese. Pavarësisht problemit dhe rolit tuaj si drejtues/e, shumë herë edhe ju duhet të jepni llogari diku. Dhe ju e urreni të keni një shef mbi kokë!

VIRGJËRESHA – Për ju mund të jetë pak e rëndë të bëni shefin, sepse kjo do të thotë të keni të bëni me vartës të cilët nuk kanë të njëjtat aftësi analitike dhe logjike me ju dhe pikërisht për këtë, mund të dëmtojnë sistemin tuaj nervor. Nuk e kuptoni që shpesh fiksoheni mbi disa veçori të padobishme të vartësve, duke nënvlerësuar aftësitë krijuese apo komunikuese të atij që keni përballë.  Nëse zhvlloni pak ndjeshmërinë, mund të bëheni shefa të paharrueshëm.

PESHORJA – Për njerëzit e pavendosur si ju, nuk është e lehtë të mbuloni rolin e shefit apo të mbani shumë përgjegjësi mbi supe. Jeni shumë të ndërgjegjshëm se sa punë duhet për të bërë, zgjedhje që mund të kushtëzojnë të tjerët. Ajo që ju dallon, është aftësia dhe dhuntitë magjike që keni në marrëdhënie me të tjerët dhe për të komunikuar. Ju arrini të ndërtoni marrëdhënie të mira me të gjithë dhe me diplomaci, vendosni paqe mes kolegëve, edhe kur këta të fundit janë gërnjarë.

AKREPI – Të bëheni drejtues apo shefa të dikujt në punë, për ju mund të jetë arsye hakmarrje apo shpagimi moral në kontekstin professional. Pavarësisht se disa ju duan dhe të tjerë ju urrejnë, keni gjithnjë njerëz me të cilët bashkëpunoni, që kanë një opinion shumë të keq për ju përsa i përket mënyrës se si punoni. Ama, ka edhe nga ata që ju duan dhe janë pikërisht këta të fundit që ju lejojnë të nxirrni në pah vlerat tuaja, aftësitë dhe dhuntitë që keni si lider. Dijani për faleminderit atyre që ju duan.

SHIGJETARI – Në dallim nga dy shenjat e tjera të zjarrit, ju nuk keni nevojë për të patur role prej lideri, për t’u dalluar. Jeni njerëz të shkëlqyer, por shpesh bini pre’ e mendjemadhësisë. Këtë e bëni edhe kur jeni në rolin e shefit/es apo përgjegjësit në punë. Nuk jeni gjithnjë të vëmendshëm ndaj përgatitjes që mund të kenë bashkëpunëtorët tuaj. Nuk arrini dot të mbani ‘nën kontroll’ anën tuaj të mësuesisë dhe doni me se s’bën të përhapni dijet tuaja. Pak përulësi dhe modesti do ju bënte të ishit shefa më të mirë.

BRICJAPI – Për ju karriera është prioriteti kryesor në jetë dhe synoni gjithnjë pozicione me pushtet (edhe pse nuk do të thotë domosdoshmërisht të jeni shef/e). Jeni shumë të përpiktë, të organizuar, por në ndryshim nga Virgjëresha, jeni të ndërgjegjshëm se jo të gjithë mund të kenë të njëjtat karakteristika dhe sforcoheni për të qenë të kuptueshëm, me kushtin që askush të mos prishë programet tuaja. Autoriteti juaj shpesh rezulton të jetë sigurues për vartësit.

UJORI – Nëse do ishte për ju, boss-ët nuk duhet të ekzistonin dhe madje nuk duhet të kishte as eprorë. Nuk pranoni të merrni urdhra nga askush, ndaj preferoni të jeni vetë në rolin e shefit/es. Ju viheni në pozita të barabarta me vartësit dhe i vlerësoni përshtypjet dhe mendimet e tyre. Shumë herë, për ju është e rehatshme t’ia delegoni dikujt disa aktivitete të mërzitshme, apo gjëra për të cilat nuk keni shumë kohë. Dikush mund të mos ju respektojë nëse vazhdoni kështu.

PESHQIT – Të kesh një shef të shenjës suaj, do të thotë të kesh të bësh me një person tejet emotive, që kushtëzohet shumë nga gjendja shpirtërore edhe kur është e nevojshme të jenë të shkëputur nga diçka e tillë, të jenë të ftohtë, autoritarë apo edhe të pandjeshëm. Nuk arrini të fshihni simpatitë apo antipatitë tuaja, duke gjeneruar kështu një atmosferë jo shumë harmonioze. Jeni të gatshëm për të ndihmuar këdo që gjendet në vështirësi dhe kështu, dikush mund të përfitojë nga mirësia juaj.

 

Tags: Horoskopilidershenjat

TË LIDHURA

TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve
Kuriozitete

TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:58 | 07/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?
Kuriozitete

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë
Kuriozitete

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

21:43 | 05/06/2025
Next Post
“Është sakrilegj”, Papa Françesku: Messi nuk është Zoti

“Është sakrilegj”, Papa Françesku: Messi nuk është Zoti

Video/Hitparade i absurdit shqiptar

Video/Hitparade i absurdit shqiptar

Video/Seks dhe drogë nëpër lokalet e Fierit

Video/Seks dhe drogë nëpër lokalet e Fierit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com