Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Më tërhoqi zvarrë 15 m kamioni rrugës për Angli”, rrëfimi i mullixhiut shqiptar

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më tërhoqi zvarrë 15 m kamioni rrugës për Angli”, rrëfimi i mullixhiut shqiptar

Në puntatën e parë të emisionit të titulluar “Shqiptarët e mrekullueshëm”, Rudina Xhunga solli këtë të diel në ekranin e News24 historinë e mullixhiut Bledar Kola. Në një rrëfim të veçantë dhe shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët, ai rrëfeu se si Shqipëria mund të bëhet.

Mes të tjerash, ai tregon dhe se ka ikur në Angli mes shumë vështirësish, ku e ka tërhequr zvarrë kamioni për 15 metra, duke i rrezikuar jetën. Ndërsa rrëfen edhe vështirësitë pas rikthimit në Shqipëri, ku e kanë hequr nga puna pesë herë, duke i thënë se ‘nuk bën’.

Pjesa e dytë e rrëfimit, tmerri për të shkuar në Angli dhe vendimi për t’u kthyer në atdhe

Bledar Kola: Në 2007-ën erdhi një kohë që më lodhi Anglia. Koha e zymtë, po ndjeja mungesën e shtëpisë dhe thashë që do të kthehem. Piva një kafe më një mikun tim, pa i thënë gjë askujt. Vetëm ambasadën kisha lajmëruar që do të kthehem. Por kisha edhe unë ato problemet e shqiptarëve, si të gjithë në Angli, me emër kosovar.
Rudina Xhunga: I kishe edhe ti këto probleme?

Bledar Kola: Është pjesë e “brandit” për të qenë në Angli. (qesh)

Inshallah s’më arreston policia. Më pas i thashë shokut tim. Nesër do të iki. Po ku do të ikësh më tha? Në Shqipëri i thashë. U habit, sepse kam pasur shumë vështirësi kur kam ikur në Angli. Nën rrotat e kamionit me gomone. Si të gjithë shqiptarët. Edhe më tha po ti ke rrezikuar jetën. Sepse më ka tërhequr kamioni për 15 metra. Dhe duke pasur parasysh sesi kisha shkuar në Angli, sa shumë kisha rrezikuar, u habit që unë dëshiroja të kthehesha me qejf në Shqipëri. Por i thash se unë ashtu e ndjeja. U ktheva dhe familjarët ishin ata që më mbështetën më së shumti. Ata më thanë se nëse kisha përftuar eksperiencë atje, duhet ta përdorja këtu. Më thonshin që jetesa është më mirë, gjërat kanë ndryshuar. Kështu u ktheva në 2007-ën. U hasa me shumë probleme.
Rudina Xhunga: Nuk është se të erdhi menjëherë fati.

Bledar Kola: Absolutisht jo.

Rudina Xhunga: E pra, ky është problemi. Të shohin ty, shohin edhe këtë kismet hiqe, dhe thosha ja mbaroi, ja si bëhesh. Por jo, nuk bëhesh kështu. Se iku poshtë një kamioni, se kur erdhi se gjeti shtruar, se nuk po e prisnin me lule. Po prapë, stop kismet se bëhet. Këtë sigurinë që Shqipëria do të bëhet ku e more?
Bledar Kola: Nuk e kam të qartë se në cilin vit e mora këtë entuziazëm të tepërt. (qesh)

Rudina Xhunga: Që s’të ka ikur apo jo ? Apo ndonjëherë thua ta heq këtë tabelën.(qesh)

Bledar Kola: Nuk është se më ka ikur kjo ndjenjë. Ka sfida, por kjo sfida është e bukura. Se ti nuk je i përfshirë me një shoqëri që i ke gjërat e shtruara. Unë mendoj që ti humb ekzistencën tënde si njeri, nëse i ke gjërat të shtruara gati në perfeksion. Atëherë ti thjesht je pjesë e sistemit, por nuk ndjen adrenalinë.

Rudina Xhunga: Unë i thash vajzës, që lëngu ishte pak i hidhur. Por më tha se është shegë. Prit sa t’i them Bledit, m’u drejtua, të krijojë diçka. Dhe kjo është ideja e të gjithëve, që t’i krijon diçka në moment. Je si magjistari i tyre.

Bledar Kola: Jo magjistar, por eksperienca. Sepse nga 16 vjeç deri sot nuk kam bërë punë tjetër përveç kuzhinierit. Po kam punuar dy muaj, kur kam shkuar në Itali te motra. Por nuk më pëlqeu Italia.

Rudina Xhunga: Nuk të tërhoqi Italia? Si ka mundësi, vendi i kuzhinës së artë. Apo nuk është kuzhina që ti pëlqen ?

Bledar Kola: Në atë moment nuk isha në kuzhinë. Punoja në ndërtim. Ushqimi ishte shumë i mirë. Në orarin e pushimit, shkonim në restorant. Por si vend dikur nuk më tërhiqte, ndërsa sot po. Pastaj ka pasur vende në Shqipëri që më kanë thënë t’i nuk bën si kuzhinier.

Rudina Xhunga: Jo, s’ka mundësi

Bledar Kola: Po, më kanë hequr nga puna 5 herë.

Rudina Xhunga: Po na trego një vend!

Bledar Kola: Jo nuk do ta them. Por ishte një rast afër aeroportit, aplikova me anë të një gazete. Më thanë hajde nesër. Shkova. Me furgona, se nuk kisha bërë aq shumë lekë sa për të blerë një makinë. Kur shkova ishin tre veta, por pronari jo. Ndjenja tre orë në kuzhinë. E pyeta nëse kisha mbaruar provën, por më tha që jo. Më pas më tha që të bëja një rizoto. E pyeta me çfarë e donin, me perime? I thashë një ndihmësi të më jepte, perimet orizin, m’i bëri gati. Por ai oriz që më solli ai nuk bënte për rizoto. Por më tha që kështu e donte pronari. I thash se prova është si gatuaj unë, jo si do ta hajë pronari. E bëra ashtu siç e kisha mësuar në Angli. Ia dhashë. Pronari më tha nëse e kisha bërë unë këtë rizoto. I thash që po. Nuk bën më tha. E para rizoto duhet të jetë e thatë. E dyta duhet të ketë më shumë kripë.
I kërkoja të dija, për pagesën. Se i thashë, mirë që po shesim shpirtin te ty, po të paktën na jep lekun. Tha është 250 mijë lekë të vjetër në muaj. Dhe më tha se duhet të punoja 4 muaj pas kuzhinierëve të tij, pastaj mund të më jepte 400 mijë lekë të vjetër. Pastaj ika dhe i thashë se nuk do të punoja për aq lekë. Nëse do të më jepte 2 milionë lekë, po.

Rudina Xhunga: Ti vije nga Anglia, praktikisht pa lekë. Çfarë të bënte t’i thoshe jo pronarëve? Sepse e ke parasysh në çfarë vendi jetojmë. Në një vend shumë të përulur, që të gjithë thonë ‘po’ për disa para.

Bledar Kola: Unë jetoja në fshat te shtëpia e nënës dhe babait. Lekë për të ngrënë e pirë kisha, kështu që pasioni ishte më i madh se dëshira për lekët. Nuk kisha ardhur me aq lekë sa për të blerë një shtëpi në Tiranë, 100 mijë euro. Lekë për të suportuar pasionin tim kisha.

Rudina Xhunga: Kur erdhi eksperienca e Nomës? Se Noma është logoja jote. Kaq shumë mësove ti atje?

Bledar Kola: Kur u ktheva nga Anglia kisha dy vjet eksperiencë për kuzhinë franceze. Dhe isha pak i zbuluar me atë që doja të bëja me kuzhinën shqiptare. Kur i thashë edhe shokëve që doja të rikrijoja kuzhinën e re shqiptare, në 2007-ën, më thanë: ” Ti je i çmenduar!”Kur erdha këtej, kishin të drejtë sepse, isha në Shqipëri dhe pa Nomën isha pak si peshku pa ujë.

Rudina Xhunga: Bledi e ke vënë dhe ti re këtë se, ne kemi merak të kemi suportin e një të huaji. Që të jemi të sinqertë, përtej faktit çfarë ti bën, ty të ndihmon shumë arsyeja që je në çdo medie të huaj. Bledar Kola është një logo fantastike për botën.

Bledar Koha: Kanë shkruar 34 medie deri më sot për Mullixhiun. Qysh në 2016-ën.

Rudina Xhunga: Çfarë bën ti, si i gjen gjithë këta njerëz që shkruajnë për ty?

Bledar Kola: Lodhen gazetarët dhe vijnë te Bledi (qesh).

Rudina Xhunga: Po Nomën?

Bledar Kola: Në 2010-ën, i shkrova Renesë.

Rudina Xhunga: E ke sjellë Renenë ndonjëherë këtu?

Bledar Kola: Po në 2012-ën, te “La Boheme”. Pra në 2010-ën i shkrova Renesë: “Jam një shqiptar. Periudhën që jam pushim dua të vi te ty, për të marrë eksperiencë. ” Më ktheu menjëherë email, për 3-4 orë. Më shkroi: “Unë e kam babanë shqiptar, kam gjak shqiptar. Të lutem kontakto me filanin që ta ndjekë pjesën tënde.” Dhe ika atje. Isha ai shqiptari me flokë të shkurtër, i nxirë nga dielli i gushtit, me atë vranësirën e fuqishme të Ballkanit. Futem brenda, midis suedezëve, danezëve, njerëz nga 16 vende të botës, dhe stonova direkt. Isha pak në siklet për pjesën e paragjykimit, që ne shqiptarët e kemi shumë. Pa ardhur Reneja, po pastroja tërfil, në kat të dytë, ku ishte dhoma e parapërgatitjes. Për një moment shoh personin që kisha parë tre herë në ditë në youtube, kisha posterin e tij te restoranti, që zakonisht të tjerët mbajnë ndonjë vajzë, unë kisha posterin e Renesë. Vjen aty, isha i emocionuar, më prek te krahu dhe thashë me vete: “Lëre se nuk e ka me mua, s’po i flas.” Dhe më ra prapë, ktheva kokën e pashë, nuk mundesha të flisja.

Më dha dorën dhe më tha: “Unë jam Rene Rexhepi.” Po thosha me vete: “T’u prezantua ty Rene, që vetëm ‘R’ të shkruash në Google, të del direkt!” Me gjysmë zëri i them: “Jam Bledar Kola nga Tirana”. E thashë me zë të ulët që mos e dëgjonin të tjerët emrin tim. Pastaj më tha: “Ngrije zërin se nuk të dëgjoj. S’të kuptova.” Ia përsërita. U çudit! Të gjithë të tjerët shihnin nga ne, kush është ky që po përqafon Reneja, se të gjithëve u jepte dorën. Mua më përqafoi, më falënderoi që kisha shkuar atje. Kur bëmë prezantimin poshtë, ishim 60 veta personel, Rene tha: “Ju e dini që unë e kam babanë shqiptar, prandaj dua që të kujdeseni për këtë, sepse është gjaku im.” Aty isha si fëmija i Renesë, nuk më linin të bija në tokë. Sepse zakonisht kur shkon atje, të vënë në një dhomë, ku ti pastron vetëm diçka dhe nuk ke lidhje me ata. Ndërsa mua më zbritën direkt te sektori i pastiçerisë dhe më thanë të vazhdoja të punoja.

Pastaj ika prapë në 2011-ën. Fillova të ftillohesha pak, se çfarë doja të bëja me kuzhinën shqiptare. Kisha më shumë garanci profesionale. Në 2012-ën, bashkë me Artur Çanin, e ftuam Renenë, te “La Boheme”. Me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë, i bëra nja ftesë jozyrtare Renesë, dhe më tha që do të vinte. E ftuam më 28 nëntor, bëmë një darkë.

Rudina Xhunga: Ka ardhur koha ta ftosh te Mullixhiu.

Bledar Kola: Tani është shumë i zënë. Por kam një suport, direkt nga Reneja. Sepse çdo gazetar që e merr për referencë Renenë për në Shqipëri, i thotë: “Shko te Bledi” Kur bëmë një intervistë me mediet në 2012-ën, e pyetën gazetarët Renenë: “Ke gatuar ti për drekën sot? “Jo, sepse ju keni një nga kuzhinierët më të talentuar në Evropë. Bledi është një nga mastershefat e Evropës.”,- tha Rene. Pastaj zbritën të gjithë gazetarët poshtë …(Qesh)

Rudina Xhunga: Ju kuzhinierët nuk jeni vetëm pak të çmendur, por jeni dhe shumë të mirë. Sepse mua më ka bërë përshtypje marrëdhënia që keni me njëri-tjetrin . Nuk e kam dëgjuar kurrë Fredin, të flasë keq për Altinin, apo Altini për ty. Përkundrazi keni një bashkëpunim të paparë me njëri-tjetrin. Dhe ju jeni një grup çunash të pazakonshëm. Kështu që faleminderit që ju kemi!/BalkanWeb

 

Tags: angliemigranthistorikamionimullixhiushqiptar

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Next Post
Ish-ministri i Brendshëm: 23 fëmijë shqiptarë ndodhen mes tmerrit të Sirisë

Ish-ministri i Brendshëm: 23 fëmijë shqiptarë ndodhen mes tmerrit të Sirisë

Kërcënohen me jetë dy politikanët në Gjermani, shtohen masat e sigurisë

Kërcënohen me jetë dy politikanët në Gjermani, shtohen masat e sigurisë

“Na nxinë”, Spiropali zbulon bisedën

“Vilat e Bashës tek kompleksi i njohur”/ Spiropali: SPAK duhet ta hetojë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com