Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se po përmbyllet faza e katërt e dezinsektimit në disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu thekson se në situatën në të cilën ndodhet vendi, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve.
Gjithashtu ky proces do të ulë transmetimin e sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike.
Postimi i plotë:
?? Po përmbyllet trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të #sigurt ✅
? Në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike❌
#ZgjidhShqipërinë☀️ #SezonTuristikISigurt
? #ShëndetësiaNëGatishmëri