Me masa shumë të rrepta sigurie kanë mbërritur materialet zgjedhore në dy KZAZ-të e Lezhës.
Raportohet se materialet zgjedhore janë shoqëruar nga mjete të ushtrisë dhe forca të shumta të policisë.
Ndërsa nga ana tjetër, policia bashkiake ka kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ-ve. Tashmë na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit ndërkohë kujtojmë se situata politike në vend është shumë e tensionuar.