Këtë të enjte, euro është shfaqur i qëndrueshëm duke u këmbyer me 121.8 lekë sikurse dje.
Edhe dollari amerikan ka ruajtur të njëjtat vlera, referuar të dhënave të Credins Bank, duke mbetur në nivelin e 107 lekëve.
Ndërkaq paundi britanik ka regjistruar një rritje prej 0.5 pikësh, duke arritur në vlerën e 136 lekëve.
Franga zvicerane ka rënë me 0.5 pikë, duke zbritur në kuotën e 109.3 lekëve. Ndërsa dollari kanadez dhe ai australian kanë shënuar rritje duke u këmbyer sot përkatësisht me 81.5 lekë dhe 74.8 lekë. /SCAN