Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është vënë në krahë të gazetarëve në protestën para Parlamentit. Manjani është shprehur se është në protestë për fjalën e lirë. Për të, është e pakuptimtë që Rama ti kyçë gojën medias, dhe se ky kërcënim duhet të ndalet sa më parë.
“Pse bëhet, dihet pse bëhet. Kjo nuk është betejë e gazetarëve me median… por është betejë e qytetarëve me pushtetin. Nëse nuk kuptohet kështu… Jam për të protestuar për fjalën e lirë.
Sipas pikëpamjes sime, më mirë të jetoj me shpifjen, qoftë edhe të tjerëve kundër meje, sesa me gojën kyçur. Sepse shpifjes ia gjej anën, po gojës kyçur…
Kush mundet të gjykojë në këtë rast?! Është komplekse, nuk është se ia hoqëm AMA-s dhe ia dhamë Ramës, hiqja Lenës e jepja Prenës! Se edhe Gjykata është e kërcënuar sot, qoftë me Vetting, qoftë me KÇK”.