Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Më jep litarin të shpëtoj çunin”/ Burri dhe djali humbën jetën në pus

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më jep litarin të shpëtoj çunin”/ Burri dhe djali humbën jetën në pus

Ndonëse kanë kaluar 8 ditë, ku babë e bir, Alfons dhe Enver Hoxha, humbën jetën në pus, plagët e familjes për humbjen e tyre ende janë të hapura.

E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, mamaja e Alfonsit dhe bashkëshortja e Enverit, Lutfia, tregon të gjithë momentin e trishtë. Ajo thotë se djali kërkonte me forcë që të pastronin pusin, edhe pse e fejuara i lutej që të dilnin e të bënin pazar dhe tezja (motra e Lutfies) i kërkonte që të ikte nga ajo. Por fati ishte i shkruar, babë e birë, ishin të destinuar për të humbur jetën tragjikisht brenda pusit që ende vazhdon të vadisë të mbjellat.

“Burri nuk donte. Çuni vendosi dhe tha do të pastroj pusin. Në momentin që ne ishim ulur, ky merr pompën dhe shkon te pusi. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë, kjo ishte hera e parë që ndodhi (pastrimi i pusit). Ai tha ose do e pastroj ose nuk bëj punë të tjera. E mori e fejuara në telefon që të dilnin, jo tha ai sepse do të pastroj pusin. E merrte dhe motra ime në telefon dhe ky prapë thoshte do të pastroj pusin. Nuk e di pse ishte fiksuar për të pastruar pusin. Mori pompën dhe vajti burri, të tre më pas filluam të pastrojmë. Fillon pompa dhe kishte ujë. Atë ditë që pastruam pusin nuk kishte drita. Djali tha do të marr pompën dhe ta bëj shpejt e shpejt. Më pas ai filloi, burri e nxori dhe ai nuk kishte probleme. Djali tha u asfiksu pompa ngaqë nuk nxirrte ujë.

Ndaloi pompa dhe më pas bënë pushim. Unë merrem me punë dhe erdhën dritat. Unë po bëja drekën gati, kur unë merresha me punët e shtëpisë ata shkuan përsëri te pusi lart. Ndezën pompën, në momentin që ndezën pompën dëgjoj thirrjet e burrit që thotë “hajde se u mbyt çuni”, unë u stresova nuk ecja dot.

“U mbyt çuni tha”, çfarë u mbyt çuni thashë unë. Do ti kur bërtet burri futet në pus dhe më tha “më jep litarin të futem të shpëtoj çunin”. Unë mendova se po loznin me mua. Burri duke hyrë në mes të pusit, më thotë “më jep litarin të shpëtoj djalin”. Thërrit ne për djalin nuk dëgjohej fare. Në moment u hodh në sytë e mi Enveri dhe nuk dëgjoheshin më të dy. Kaloi një komshi këtu dhe i them, “o Neri hajde se ka rënë në pus Alfonsi dhe Enveri” për dhjetë minuta vjen i gjithë fshati. Unë i them më jep litarin se do të hyjë në pus. Në momentin që fusja kokën në ujin e pusit, shikoja shumë tym. Pompa ishte asfiksuar. Unë zgjas kokën që të futem, ky komshiu tha që nuk bëhet. Arrin i gjithë fshati dhe ata thanë që këtu ka marrë çdo gjë fund. Kalojnë komshiet dhe më thanë që janë gjallë. Unë mbaja shpresën që i kisha gjallë. Ne e kemi bërë vetë atë pus. Pusin e kemi akoma, e mbaj, vadis, na duhet. Kam bërë dhe një pus tjetër që punoj tokën”, tha Lutfia. /Top Channel

Tags: Alfonsenver hoxhaTop-Channel

TË LIDHURA

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash
Aktualitet

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Next Post
“Duam zgjedhje!”, Albin Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni

“Duam zgjedhje!”, Albin Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni

Shtyrja e kësteve të kredive, BSH jep detajet për vendimin e firmosur me Ramën

Shtyrja e kësteve të kredive, BSH jep detajet për vendimin e firmosur me Ramën

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ç’parashikojnë sinoptikanët për nesër

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ç’parashikojnë sinoptikanët për nesër







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com