Moti për nesër parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu. Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit. Sakaq, përgjatë relieveve malore dhe zonave pranë tyre, reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkutra.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejësi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/s.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 8°C deri në 20°C
vendet e ulëta 11°C deri në 25°C
vendet bregdetare 12°C deri në 24°