Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Me gati 43 orë në javë, shqiptarët ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Me gati 43 orë në javë, shqiptarët ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë

Përpjekjet për të frenuar krizën e Covid-19 kanë hapur në botë diskutimet lidhur me shkurtimin e orëve të punës që duhen punuar në javë, edhe si një mjet për të ruajtur vendet e punës.

Unioni më i madh i tregtisë i Gjermanisë, IG Metall, ka propozuar një javë me katër ditë pune, si një mënyrë për të kufizuar humbjen e vendeve të punës në industrinë automotive. Kjo edhe pse Gjermania është një nga vendet ku punohet më pak orë në javë, me 34.2, nga 36.2 orë në javë që është mesatarja europiane.

Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat për orët mesatare që punohet në javë në shtetet e Europës për vitin 2019. Për Shqipërinë të dhënat mungojnë, ndërsa INSTAT e raporton informacionin e fundit që nga 2016.

Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë.

Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.

Në Shqipëri, sipas INSTAT, koha më e gjatë e punës është në sektorin e prodhimit, me 45.8 orë; tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të Biznesit dhe Administrative, me 44. 8 orë. Në ndërtim, puna zgjat 42.7 orë gjatë një jave. Më pak në vend punojnë punonjësit e shtetit, me 39.8 orë.

Debati për uljen e orëve

Forumi Ekonomik Global shkruan se ka një debat në Europë lidhur me shkurtimin e orëve të punës. Në Gjermani, ministri i punës ka qenë kundër idesë së Unionit. Edhe Drejtori i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, i cili përfaqëson kompani që punësojnë së bashku 70% të fuqisë punëtore, i tha The Times: “Një javë katër-ditore me rregullime pagash vetëm do ta përkeqësonte këtë shok”.

Ideja e një jave më të shkurtër pune është hedhur prej disa vitesh – dhe ka disa mbrojtës të profilit të lartë.

Vitin e kaluar, Microsoft Japan tha se shitjet ishin rritur me gati 40% gjatë një eksperimenti ku punëtorët përfituan nga një fundjavë tre-ditore me pagë të plotë. Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin preferon uljen e ditës së punës nga tetë orë në gjashtë. Dhe në vitin 2019, John McDonnell, asokohe Kancelari në hije i Thesarit në Mbretërinë e Bashkuar, propozoi shkurtimin e javës së punës në 32 orë brenda një dekade. Kryeministri i Zelandës së Re Jacinda Ardern po sugjeron gjithashtu javë më të shkurtër si një mënyrë për të rritur turizmin dhe për ta vendosur vendin përsëri në rrugën e rikuperimit pas-pandemisë.

Të tjerë argumentojnë se zvogëlimi i punës do të sillte përfitime për planetin, do të përmirësonte produktivitetin dhe do të ndihmonte shëndetin mendor – krahas përmirëisimit të dukshëm të mundshëm të bilancit të punës dhe jetës. /Monitor

Tags: europeshqiptaretvende pune

TË LIDHURA

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm
Aktualitet

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona
Aktualitet

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

10:46 | 15/04/2026
Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin
Aktualitet

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

10:27 | 15/04/2026
Next Post
Horoskopi javor ( 11 Qershor – 17 Qershor ) 2018

Horoskopi 27 gusht 2020, shenjat më me fat

“Koha të çlirojmë partinë nga kryetari”, Topalli bën thirrje për rrëzimin e Bashës

"Koha të çlirojmë partinë nga kryetari", Topalli bën thirrje për rrëzimin e Bashës

Rama flet për Zgjedhoren: Ndërkombëtarët e dinë çfarë ka ndodhur, kanë qenë dëshmitarë

“Shërbim me standarde”, Rama jep lajmin e mirë për banorët e kësaj zone të Tiranës (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm
Aktualitet

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

by mirseda
10:48 | 15/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarrin që ra pasditen e së martës në një pallat pranë...

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

10:46 | 15/04/2026
Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

10:27 | 15/04/2026
Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

10:25 | 15/04/2026
Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

10:10 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com