Zëdhënësja e “Foltores”, moderatorja Floriana Garo ka shprehur qëndrimin e saj sa i takon pretendimeve të një delegateje, se firma e saj ishte falsifikuar nga Berisha, pasi nuk kishte plotësuar asnjë formular për të mbledhur Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor.
Garo thotë se nga 100 delegatët që verifikoi Agron Shehaj për degët 5 dhe 7 në Tiranë, vetëm dy prej tyre nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit, dhe të dy emrat janë hequr nga lista.
Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo ka ndërhyrë “live” në emisionin “Open”, dhe ka denoncuar se firma e saj është falsifikuar. Ajo u shpreh se deputeti Agron Shehaj e kishte telefonuar dhe e kishte pyetur nëse kishte firmosur. Por ajo i kishte thënë se nuk e kishte dhënë firmën e saj. Kjo u pohua edhe nga Shehaj.
“Z. Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur, dhe i thash jo. I thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Z. Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik”, tha ajo.
Delegatja tha se e kishte telefonuar dikush edhe më parë për të firmosur formularin, por ajo i kishte thënë se ishte në një periudhë pauze dhe reflektimi.
“Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos, jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni”, tha Rapo. Deputeti Shehaj i sugjeroi zonjës që të shkojë në Prokurori nëse mendon se firma e saj është e falsifikuar, por ajo u shpreh se ka nevojë ta shikojë firmën vetë dhe pastaj të vendosë.
Ja se çfarë shkruan Garo
Partia Demokratike – Foltorja
Gjejme rastin per te falenderuar deputetin Agron Shehaj per verifikimin e kryer nga ai per firmosjen e formulareve per thirrjen e Kuvendit Kombetar nga delegatet e Degeve 5 dhe 7 ne Tirane.
Ne perfundim te procesit te verifikimit te bere publik nga z.Shehaj rezultoi se ne te dy deget per thirrjen e kuvendit kane firmosur mbi 50% e delegateve te tyre te cilet i falenderojme per mbeshtetjen dhe kontributin.
Vetem 2 nga 100 delegatet e verifikuar nuk kane konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojme se formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre. Verifikimi i bere nga z.Shehaj sikunder publikimi i listes emerore te delegateve qe kane firmosur nga Dega Nr 6 ne Tirane verteton katerciperisht jo vetem vullentin e shprehur te 4700 delegateve per mbledhjen e Kuvendit por dhe gadishmerine e Foltores per t’i dhene mundesine cilitdo qe deshiron te beje transparence te plote per formularet e depozituar ne zyren e kryetarit te keshillit kombetar te PD.
Perfitojme nga rasti te ftojme serish mediat dhe cilindo tjeter per ta vazhduar procesin e transparences dhe verifikimit!