Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund lufta kundër komunizmit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund lufta kundër komunizmit

Nga: Mentor Kikia

Rafineria e Naftës në Ballsh po çmontohet, po shitet për skrap. Po shkrihet. Nga privatizimi i parë, në 2008, prej “manjatit” të naftës Taçi, ajo u shit nga njëri maniat tek tjetri, ku secili zhvati sa mundi, nga nafta e nëntokës sonë, taksat që duhej ti paguanin shtetit e deri tek pagat e papaguara të punëtorëve. Miliarda euro…

Tashmë, po i jepet dora e fundit. Po e shesin me “kile” në Metalurgjinë e Elbasanit. Ky është edhe fundi i industrisë së përpunimit të naftës në Shqipëri. Afera e Ballshit, është një histori që, nëse hetohet me themel, çon në burg dy qeveri.

Por tani për tani kemi halle të tjera…

Çmontimi dhe shkrirja e kësaj uzine i jep fund edhe kapitullit të çmontimit dhe asgjësimit të pasurisë publike vënë në regjimin komunist. Uzina e Ballshit shkon atje ku shkoi para saj Azotiku i Fierit, që u çmontua në kohë rekord, për vetëm dy javë.

Atje ku shkoi Uzina e Naftës në Cërrik, atje ku shkoi Uzina e Superfosfatit në Laç, atje ku shkoi edhe vetë Metalurgjiku, me një pasuri teknologjike të paimagjinueshme, edhe Kombinati i Tekstileve në Tiranë e Berat, edhe Uzina e Telave në Shkodër… Atje ku shkuan edhe fabrikat e përpunimit të mineraleve, edhe fabrikat e konservimit dhe përpunimit të frutave e perimeve. Më herët kishim çmontuar e shitur edhe shinat e linjave hekurudhore, edhe shtyllat e linjave të telefonit…

Në kuadër të luftës kundër komunizmit, në fillim të viteve ’90 ne shkatërruam edhe vreshtat, plantacionet me pemë frutore, plantacionet me agrume, mijëra pemë ulliri, mijëra hektarë pyje…

Dhe ja, më në fund e hoqëm edhe uzinën e përpunimit të naftës. Tani nuk ka më asgjë në këmbë nga ajo që ndërtuam me djersë e me gjak për gjysmë shekulli komunizëm. Në këmbë kanë mbetur vetëm komunistët e shndërruar në kapitalistë, me pasuritë e komunizmit.

Për tri dekada punojmë jashtë dhe me paratë e fituara blejmë nga jashtë edhe bukën, ushqimet, frutat, rrobat, këpucët, çorapet, çizmet e llastikut, portokallat, plehrat kimike, salcën e domates, llampat, celësat e dritave, gozhdët, kovat dhe legenat, stilolapsat, letrën, lugët e pirunat….

Padyshim, industria e rëndë, shpesh jo rentabël, nuk mund të mbahej në këmbë. Por industria ushqimore, industria e plehrave kimike mund të ishin efektive… padyshim edhe ajo e naftës.

Tashmë nafta thjeshtë do të shitet nga kompanitë e huaja që e thithin nga nëntoka, të cilat në bashkëpunim me qeverinë do të vazhdojmë të mos i paguajnë taksa shtetit.

Ndërsa ne do të vazhdojmë të emigrojmë, duke lënë pas vetëm politikanët dhe maskarenjtë, që u pasuruan me pasurinë kombëtare.

Tags: Ballshmentor kikiauzina

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
A do ta përfshijnë gjithë Evropën, bllokimet dimërore ndaj Covid-19?

A do ta përfshijnë gjithë Evropën, bllokimet dimërore ndaj Covid-19?

Milaim Zeka: Donaldi nuk di të dojë, di vetëm të bëj s*ks (VIDEO)

Milaim Zeka: Donaldi nuk di të dojë, di vetëm të bëj s*ks (VIDEO)

Rama mposhtet me paqe, lufta e bën më të fortë

Hoxha ka vdekur, por enverizmi është gjallë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen
Bota

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

by mirseda
21:58 | 30/01/2026
0

Një fond europian krize me më shumë se 430 miliardë euro kapacitet financiar mund të përdoret për...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com