Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Më bënë presion”, Haradinaj i përgjigjet Ramës për ‘përplasjen’ në Berlin

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Vijon përplasja Rama-Haradinaj, pas deklaratës së këtij të fundit lidhur me Samitin e Berlinit, teksa tha se ka qenë i vetëm në këtë samit, pasi Thaçi dhe Rama i kanë bërë presion për të pranuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë, kryeministri Rama tha se “Haradinaj nuk e ka kuptuar ende një normë elementare të mirëkuptimit njerëzor, që sipas tij është edhe rregull udhëheqësish, që kur flasin diçka mes tyre, nuk i komentojnë ato në publik.”

E këtij komenti, Haradinaj i është përgjigjur me fjalët se do e thotë gjithnjë të vërtetën, i pëlqen apo jo dikujt:

“Kërkesa që me u pezullu taksa nuk është e re. As pozicioni im nuk është i ri, është i qëndrueshëm. Nuk ka pse me u diskutu. Për mu shqiptarët janë vëllezërit dhe motrat e mi. Të vërtetën do ta tregoj çdoherë, edhe nëse nuk i pëlqen dikujt”, ka thënë mes tjerash kryeministri.

Haradinaj tha më tej: “Ato që kam thënë në intervistë ajo qëndron. Është më rëndësi që të kemi një qëndrim publik. Kosova është e qëndrueshme në qëndrimet e veta, pala që nuk qëndron në qëndrueshmëri dihet ku përfundon. Derisa Serbia nuk është gati të na njoh nuk kemi as na pse të mërzitemi.”

Këto komente, kryeministri i Kosovës i bëri për mediat pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë. Lidhur me Samitin e Berlinit, ai tha:

“Si Kosovë duhet të falënderojmë Macron dhe Merkel për këtë iniciativë. Pjesa kryesore i është kushtuar marrëdhënieve Kosovë Serbi. Kosova duhet tani të plotëson formatin e vet pasi bëhet fjalë për dialogun dhe marrëdhëniet Kosovë – Serbi, pra finalja është se qëndrimet janë formësuar. Nuk shkohet më për ndryshim të kufijve”, ka thënë ai.

Kryeministrit ka deklaruar se është konfirmuar pjesëmarrja e Kosovës në takimin e Parisit, për të cilin është thënë se do të mbahet më 1 ose 2 korrik të këtij viti. Në këtë takim, Kosova sërish do të jetë tema kryesore.

“Me rëndësi është të theksohet se ne kemi konfirmu pjesëmarrjen për takimin në Paris. Kam kërkuar edhe pjesëmarrjen e kolegëve të tjetër në Paris dhe Macron e ka miratuar. Jemi në situata shumën më serioze dhe më të qëndrueshme”, është shprehur Haradinaj.

Tags: edi ramai pergjigjetPërplasjaRamush HaradinajSamiti i Berlinit

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

I vëllai i “Dajës” së Rinasit bën deklaratën e fortë

Këmbimi valutor/ Zhvlerësohen monedhat e huaja, Paundi rifiton terren

VIDEO/ “Urime liberalizimi”, Haradinaj jep super lajmin për Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com