Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Me 140 euro s’je i varfër, je i vr*rë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Me 140 euro s’je i varfër, je i vr*rë

Nga: Luçiano Boçi

Është një lloj kufiri monetar midis jetës dhe vdekjes të vendosur nga Zeusi i ministreshës së sipërmarrjes. Një gjendje ku je i vrarë, po ende je në udhëtimin drejt kalljes, pa u konsideruar zyrtarisht nga shteti si i vdekur. Një gjendje në kapërcyell.

140 € janë një lloj monedhe-shumë që udhëtari që shkon drejt portave të Hadit ia jep Kerontit, për ta pëcjellë me varkën e tij përgjatë Akerontit të famshëm. Sepse vetëm kështu ushqehet Olimpi me perënditë e shumta.

Prandaj me kaq je i vrarë. Me aq para mund të blesh e shumta e shumta varfërinë e mjerimin. Sepse në shtetin tonë ku në zyrat qeveritare sundon luksi, mjerimi kushton.
As ai nuk është falas. Kushton, sepse ti mund të rropatesh gjithë ditën, nga mëngjesi në darkë, duke punuar si kafshë, por përsëri në fund je i vrarë…

Ndonëse të nesërmen do vritesh sërish. Sërish e sërish… Kushton sepse ti duhet të paguash taksën tënde të varfërisë ndaj shtetit zemërgjërë që të ka vënë kufirin që as Zoti nuk ta ve, atë midis jetës dhe vdekjes. Dhe sa herë kalon këtë tra të përditshëm duhet të paguash. Pas traut, gojëshqyer presin të panginjurit që gjatë ditës shkrihen në batuta dhe dergjen sipër propagandës dhe në darkë numërojnë milionat.

Me 140 € në muaj je i vrarë! Je i vrarë sepse nuk ke as mundësi të revoltohesh. As kur merr 139, as më pak sepse ke frikë se i humbet dhe ato pika të mëshirës Zeusiane, që ushqejnë disa gojë dhe njëherazi nuk ke as mundësi të ecësh përpara e të luftosh për më shumë. Nuk mundesh se shteti ynë nuk është budalla. Është qerrata i madh do ta përcaktonte miku im Gjekmarkaj. I duhesh i vrarë, pa pikë dëshire për t’i ndryshuar gjërat, me zero gjykim, pa fuqi emocioni, sepse vetëm kështu i bindesh, je i miri për t’u përçmuar, i urti për t’u qeshur, je i duhuri për pushtetin.

Se vetëm kështu je pa identitet. Nuk ke as emër, as vend, as kohë. Je vetëm një numër zbavitës rendor në listën e gjatë që krihet sa herë ka zgjedhje, me një përcaktim të thatë, ironik, madje po deshe dhe gastronomik tavolinash të pangopurish, gjashtëgërmësh.
Quhesh saktë V.O.T.U.E.S. Votues i majtë sigurisht, sepse je i varfër dhe varfëria në vendin tonë pjell majtizëm që rrjep akoma më tej varfërinë duke prodhuar varfëri mbi varfëri. Thënë ideologjikisht majtizëm mbi majtizëm. Mbi kokë ke Cerberin-patronazhist me tre koka, që ruan portat e Hadit dhe portat e hyrjes, daljes tende mbi tra, nën tra, përgjatë traut, anash kutisë, në kuti, pas kutisë, në dhomën e gjumit (nëse ke) ne banjo, kudo.

Me 140 € në muaj je i vrarë! Je i vrarë se nuk ke asnjë të ardhme dhe nuk ke asnjë shanc për ta projektuar dhe as mendohet ta investosh. Madje madje e ardhmja lind e vdekur në ekzistencën me kaq të ardhura. Ajo nuk vjen dot në ëndrra. Ajo është dënuar të mos ëndërrohet. E çdo gjë vazhdon kështu…
Zeusi përsërit sundimin.

Me 140 € votuesi i thjeshtë përsërit vrasjen, vetëvrasjen, ardhmëvrasjen. Me kaq euro vëtëm mund të sigurosh mbajtjen e frymës gjallë. Për pak kohë deri kur fuqia e kundërshtisë e revoltës të qëndrojë e ndrydhur brenda nervave të bëra grusht.
Nerva që qeveria me marifete i qullos.

Dhe jo vetëm marifete. Kryesisht me dhunë. Dhunë televizive, administrative, policore, politike, deri dhe dhunë estetike, siç ka qef ta quajë një lloj forme dhune vetë Zeusi.
Me 140 € je i vrarë! E në këtë vrasje që s’kallet dot ke vetëm një rrugë për t’i shpëtuar Hadit. Duhet të ikësh nga sytë këmbët. Larg. Pa kthyer as kokën e as mendjen. Me ëndrrën jo për të ndërtuar të ardhmen, por për të harruar të kaluarën.

Prandaj ju që jeni në Olimp e ushqeheni me nektar dhe visheni me ar, kursejani së paku cinizmin atyre që marrin 140 € në muaj. Ndërsa ju të tjerë që merrni më shumë, 300, 400, 500, 1000 €, apo më shumë, por që njësoj nuk shihni plagosjen tuaj para vrasjes së të tjerëve, rrëzojini perënditë plot vese nga Olimpi. Koha e idhujtarisë ka vdekur.
Vendi ka nevojë të mbillet me jetë, shpresë e të ardhme!Po nuk e bëtë këtë për të tjerët a për vete, bëjeni së paku për hir të fëmijëve tuaj. Koha e Zeusëve ka perënduar!

 

Tags: Luciano Bocishqiperivarferi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Ngordhja masive e pulave/ ISUV: S’ka vend për panik te konsumatorët

Ngordhja masive e pulave/ ISUV: S’ka vend për panik te konsumatorët

Trupat ruse qëllojnë mbi protestuesit në Kherson

Trupat ruse qëllojnë mbi protestuesit në Kherson

“Refuzoj në mënyrën më absolute”/ Bamir Topi “sfidon” Ramën

Bamir Topi zbulon çfarë po planifikon Sali Berisha







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën
Politikë

“Belindën s’e akuzoni dot, se ju bën petë!”, Berisha-mazhorancës: Jeni në panik!

by mirseda
11:07 | 12/02/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar Kuvendin se është kthyer në mburojë të korrupsionit të Kryeministrit...

Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!

Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!

11:03 | 12/02/2026
Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave të tij, Berisha shkon dhe i bllokon foltoren

Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave të tij, Berisha shkon dhe i bllokon foltoren

10:59 | 12/02/2026
“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj!

Berisha: Deklarata për ish-udhëheqësit e UÇK-së, ultimatum ndaj opozitës dhe çështjes së mandateve

10:58 | 12/02/2026
“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj!

“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj!

10:56 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com