Trupat ruse kanë shpërndarë një demonstratë në qytetin jugor të pushtuar Kherson, duke qëlluar mbi protestuesit, thonë mediat.
Pamjet video janë shfaqur në rrjetet sociale që tregojnë protestuesit në një shesh të qytetit, me njerëz që vrapojnë dhe të shtënat automatike.
Disa raporte thonë se janë përdorur edhe granata trullosëse. Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Qyteti ka parë protesta të rregullta kundër okupimit, që kur trupat ruse morën kontrollin në fillim të marsit.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today