Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Mbyllja e basteve/ Vasili rrëfen bisedën me Ramën në 2016

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mbyllja e basteve/ Vasili rrëfen bisedën me Ramën në 2016

Kreu i grupit parlamentar për LSI-në, Petrit Vasili, thotë se nuk e sheh serioz Ramën në nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, duke zbuluar dhe bisedat që ka bërë me të në 2016.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News ,Vasili tha se Rama dhe Balla janë bërë si shpirta binjakë, se i ka bashkuar halli.

Vasili: Nuk kam fare ndërmend ti përgjigjem as Taulant Ballës, aq më pak Edi Ramës, sepse e gjitha është një tollovi  dhe propagandë e shtyrë në kohë. Jam prononcuar që në 2016. Këta të dy janë bërë si shpirta binjakë, se i ka bashkuar halli. Me 31 dhjetor 2016 i kam thënë Edi Ramës të fusë në seancën e parë të janarit ligjin përkatës dhe e kam garantuar jo vetëm për mbështetjen e plotë, por i kam thënë se në rast se një nga anëtarët e grupit parlamentar të LSI nuk do ta votonte do të përjashtohej nga grupi. I kam bërë dhe një thirrje në fund: Uroj të kesh bërë të gjithë votat e deputetëve të tu bashkë që ta kalosh. Tani kryeministri nga karagjoz bëhet serioz. Pse nuk ndodhi 3 vjet, se edhe është ankuar.

E teksa Rama foli për presione ndaj deputetëve socialiste dhe mesazhe nga burgu 313, Vasili ka këtë koment.

Vasili: Pse nuk shkojnë dhe i denoncojnë në prokurori meqë vinë dhe nga burgjet. Burgjet a i administron kjo qeveri. Sms vinë nga burgjet, do të thotë se paska celularë në burgje.Pse ka frikë, të bëjë fije fije burgun. Pse nuk është shkarkuar drejtori i burgut 313? Ky është prishur nga mendtë e kokës.Burgu nuk është në dorë të Perëndisë. Nga kush trembet Kryeministri?

Mbi vakancat në KQZ, Vasili thotë se kodi e ka të përcaktuar qartë se nga cilat parti zgjidhen anëtarët.

Vasili: Kodi zgjedhor thotë se KQZ ka 7 anëtarë, dy nga partia më e madhe e mazhorancës dhe dy nga partia më e madhe e opozitës. I treti në njërin krah dhe i treti në krahun tjetër zgjidhen nga dy partitë e tjera më të mëdha që vinë nën secilin krah politik. LSI është e dyta me 19 deputetë.

Së pari duhet të kemi paralament, nuk kemi as parlament dhe as kryetar kuvendi. Janë thirrje që bien në boshllëk. Kryetari i parlamentit, që në shkurt 2016 kemi depozituar një nismë për koncesionet që ropën dynjanë.Ligji edhe sot e kësaj dite nuk është shqyrtuar.I jam drejtuar dhe me letër Gramoz Ruçit.

Nuk kthen asnjë përgjigje, parlamentin e kanë një vend ku ndajnë gjënë. Ky kryetar parlamenti nuk i drejtohet dot opozitës.

Vasili akuzon kryeministrin Rama se po bën një reformë zgjedhore të anjëanshme ndërsa thotë se me Bashën nuk kanë diskutuar për djegie mandatesh.

Vasili: LSI nuk ka strategji të ndarë nga opozita.Kryeministri arriti të bëjë një reformë të njëanshme zgjedhore. Nuk ka ndodhur as në ’91.Siç grabisin vota dhe koncesione duan të grabisin dhe zgjedhjet. Këta urrejnë rregullat.

Nuk kemi diskutuar për djegien e mandateve.Kemi diskutuar për gjithë frontin politik opozitar, komunikim intensiv me qytetarët dhe ndërkombëtarët.

Një aksion të shtrirë në terren që do të ketë kulmet e veta, veçanërisht domethënëse për kthesën e madhe që do të ndodhë në Shqipëri. Në këtë plan diskutohet dhe për reformën zgjedhore, qëndrimet ndaj saj.

Dhe mbi të gjitha demaskimin në çdo vend nga BE deri SHBA për tu treguar se reformën zgjedhore po e bëjnë në mënyrë të njëanshme dhe duan të vjedhin zgjedhjet në tavolinë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Është instrument që ka lindur nga reforma në drejtësi. Kemi paraqitur një paketë të tërë për të pasur një reformë të qartë, të thjeshtë, të paanshme dhe të zbatueshme. Reforma ka humbur afatet e veta kushtetuese, kjo reformë është zgjidhur në mënyrë të njëanshme në shumë momente ku ka kulmuar me zgjedhjen e kryeprokurorit.

8 muaj para zgjedhjeve, aleancë me PD?

Jemi në bashkëpunim politik të hapur për një front politik që ka bërë mbi të gjitha mbi rrëzimin e qeverisjes së Edi Ramës. Fitorja e një bashkie apo tjetër është shumë më minor se kjo.

Tags: 2016bisedëne basteveMbylljaRamënrrefenVasili

TË LIDHURA

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë
Kryesore

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

16:52 | 16/04/2026
Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht
Politikë

Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht

16:32 | 16/04/2026
Next Post
Dosja amerikane për Lulzim Bashën, kreu i PD-së humb qetësinë (Video)

Dosja amerikane për Lulzim Bashën, kreu i PD-së humb qetësinë (Video)

PD-ja nuk futet në zgjedhje, vendi rrezikon konfrontim

PD-ja nuk futet në zgjedhje, vendi rrezikon konfrontim

Foto/Krizë mes çiftit, e fejuara bëhet xheloze për ish të dashurat

Foto/Krizë mes çiftit, e fejuara bëhet xheloze për ish të dashurat







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit
Bota

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

by mirseda
17:49 | 16/04/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun...

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

17:42 | 16/04/2026
Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

17:18 | 16/04/2026
Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

17:10 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com