Në orën 19:00, pritet të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike. Lajmin e ka përcjellë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në mesazhin e Bardhit drejtuar demokratëve, thuhet se rend dite do të jetë diskutimi mbi situatën e brendshme në parti.
“Sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne parti.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”, thuhet në mesazh.
Mbledhja e Kryesisë vjen pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD. Vendimin Basha e njoftoi dy ditë më parë, në mbledhjen e tre strukturave të rëndësishme të partisë, Grupit Parlamentar, Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve.