Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Mblidhet Asambleja Zgjedhore e FSHF-së/Çfarë pritet të ndodhë sot në Durrës?

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Kush do ta fitojë FSHF-në, “politika”, “klani Zemunit” apo ish-arbitri ndërkombëtar?

Ditën e sotme merr fund një garë e fortë për president të FSHF-së, ku përballë do të jenë tre kandidatë të fortë, Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala. Do të vendoset se kush do të drejtojë për katër vitet e ardhshme qeverinë e futbollit shqiptar. Asambleja Zgjedhore e FSHF-së është mbledhur në Durrës dhe shumë shpejt 66 kandidatët do të vendosin se kush nga tre kandidatët do të jetë fituesi.

Presidenti aktual, Armand Duka, kërkon një mandat të pestë, duke u bazuar sipas tij në progresin e futbollit shqiptar nën drejtimin e tij. Nga ana tjetër sfidanti kryesor Bashkim Fino, një emër me mjaft peshë në arenën politike shqiptare, premton ndryshimin pas akuzave të forta ndaj drejtimit aktual dhe publikimit të shumë skandale financiare e shkeljeve ligjore nga ana e Dukës. Në garë është edhe Shpëtim Hala, ish-gjyqtar, edhe pse me një kandidaturë që nuk ka patur rezonancë të fortë mediatike.

Kjo garë pritet të ketë debate të fortë për shkak të shoqatave fantazmë të cilat janë denoncuar nga Fino, por momentalisht janë të pranishëm në sallën e Asamblesë. Anëtarët me të drejtë vote janë duke u akomoduar në sallë.

Si do procedohet në Asamblenë e Zgjedhjeve:

Sa vota duhen

Sipas statutit të FSHF-së me parimin një anëtar një votë, 66 anëtarët e Asamblesë Zgjedhore do të vendosin me votën e tyre se cili do të jetë presidenti i ardhshëm. Statuti përcakton qartë se për t’u zgjedhur president kandidati ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme, dhe nisur nga shifra e 66 anëtarëve me të drejtë vote do të thotë se duhen 44 vota.

Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Këtu kandidati që fiton me shumicë të thjeshtë, 50% plus 1 të votave zgjidhet president. Në rast se dalin barazim, atëherë do të jetë shorti që do të përcaktojë fituesin.

Kush voton sipas statutit

Sipas Statusit të FSHF-së Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbolli dhe përbëhet nga 66 anëtarë me të drejtë vote. 54 janë klube sportive të gjithë kategorive të futbollit dhe 12 janë shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale, 3 janë shoqata që kanë lidhje direkte me aktivitetin si: Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e mjekeve sportive, ndërsa 1 është Shoqata e Futsallit.

Komiteti Ekzekutiv

Shumë të rëndësishme janë edhe zgjedhjet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që përbëhet nga 11 persona, presidenti, dy zëvendëspresidentë dhe 8 anëtarë, ndërkohë që Presidenti i Shoqatës së Arbitrave zgjidhet automatikisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv. 23 janë kandidaturat që garojnë për vendet në organin më të lartë kolegjial që drejton dhe merr vendime mes periudhave të dy asambleve.

Tags: asamblejaçfarëdurresFSHF-sëmblidhetndodhëpritetsotZgjedhore

TË LIDHURA

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Andorrës, kuqezinjtë në kërkim të historisë
Sport

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Andorrës, kuqezinjtë në kërkim të historisë

19:24 | 13/11/2025
“Finalja” me Andorrën, Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të arritur Play Off-in mbrëmjen e sotme
Sport

“Finalja” me Andorrën, Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të arritur Play Off-in mbrëmjen e sotme

11:12 | 13/11/2025
Andorra-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme
Sport

Andorra-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

20:47 | 12/11/2025
Next Post
Tërmeti i fuqishëm në Tajvan, shembet hoteli i madh

Tërmeti i fuqishëm në Tajvan, shembet hoteli i madh

Artan Hoxha: Do të ketë arrestime edhe nga PS, si kokrra fiku

Artan Hoxha: Do të ketë arrestime edhe nga PS, si kokrra fiku

Duka anëtarëve të Asamblesë: Duhet të fitojë futbolli

Duka anëtarëve të Asamblesë: Duhet të fitojë futbolli







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tiranë, inspektor policie arrestohet nga AMP për aksident në Kamëz, duke drejtuar i dehur
Aktualitet

Tiranë, inspektor policie arrestohet nga AMP për aksident në Kamëz, duke drejtuar i dehur

by mirseda
20:12 | 13/11/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me...

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Andorrës, kuqezinjtë në kërkim të historisë

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Andorrës, kuqezinjtë në kërkim të historisë

19:24 | 13/11/2025
Dy ministra dorëhiqen; Zelensky kërkohet të veprojë për skandalin 100 mln $

Dy ministra dorëhiqen; Zelensky kërkohet të veprojë për skandalin 100 mln $

19:14 | 13/11/2025
Netanyahu: Marrëdhënia me Saraa-n varet nga situata në Siri dhe mbrojtja e druzëve

Netanyahu: Marrëdhënia me Saraa-n varet nga situata në Siri dhe mbrojtja e druzëve

18:38 | 13/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com