Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt më herët ditën e sotme.
Përmes një postimi në Twitter, Rama tha se mbledhja ishte e gjatë por shumë e dobishme. Kreu i qeverisë thekson se ka pasur një shkëmbim të hapur opinionesh me presidentin Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha për lehtësimin e masave shtrënguese në ditët në vijim.
“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe”, shkruan ai në Twitter.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin: presidenti Meta, kryeministri Rama, kreu i PD Lulzim Basha, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat përgjegjës.
Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe
— Edi Rama (@ediramaal) April 15, 2020