Pak çaste më parë është mbyllur takimi i radhës i Këshillit Politik. Në përfundim të një takimi që ka zgjatur tre orë, Rudina Hajdari u shpreh se palët nuk ranë dakord për asgjë.
Më tej ajo shtoi se procesi do përfundojë, por tymi i bardhë do dalë kur të ndryshojë sistemi.
“Nuk e di nëse kjo kërkesë është e saktë, po nuk u pranua nga opozita. Palët nuk ranë dakord për asgjë sot.
Ne do vazhdojmë të flasim dhe do ta mbyllim këtë proces, por tymi i bardhë do dalë kur të ndryshojë sistemi“, tha Hajdari.