Koronavirusi vijon të bëjë “namin” në Francë, teksa ka shkuar në 13,197 numri total i viktimave të shënuara.
Sipas mediave vendase, në 24 orët e fundit në Francë kanë ndërruar jetë 987 persona, ndërsa janë shtuar mbi 7 mijë raste të reja.
Deri më tani në Francë janë regjistruar gjithsej 124,869 raste infektimi me COVID-19. Rreth 25 mijë persona janë shëruar nga koronavirusi në këtë shtet.
Rastet aktive në vend 86,740 ndërsa 7,004 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Franca renditet e katërta për numrin më të madh të personave të infektuar nga COVID-19, pas SHBA-ve (488,980), Spanjës (157,053) dhe Italisë (147,577).
Po ashtu renditet e katërta edhe si shteti me numrin më të madh të vdekjeve të shkaktuara nga ky virus, pas Italisë (18,849), SHBA-ve (18,009) dhe Spanjës (15,970).
Më shumë se 1,6 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 101 mijë persona kanë humbur jetën.