Shqipëria

Matura shtetërore/ Ministria njofton rihapjen e aplikimeve (detajet)

               Publikuar në : 08:26 - 15/04/19 Enno

Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve për të gjithë ata maturantë apo kandidatë që nuk arritën të plotësojnë formularët e aplikimit për në Universitet.

Aplikimet do hapen nga data 27 maj deri në datën 31 maj, si dhe do realizohen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës.

Sakaq, të rinjtë e pavendosur apo edhe ata, të cilët nuk e kanë shfrytëzuar fazën e parë për një arsye apo për një tjetër, të mund ta korrigjojnë këtë në mundësinë e dytë që po iu ofrohet.  Ata do të kenë 5 ditë në dispozicion për të plotësuar formularin.

“Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur”, thuhet në njoftim.

Ndryshe nga vitet e kaluara, aplikimet për formularin A1 dhe A1Z, këtë vit nisën në fillim të muajit janar, ndërsa në muajin qershor do të nisë edhe sezoni i provimeve, ku në dallim nga vjet, ata do të kenë vetëm një provim me zgjedhje.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT