Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Maskat janë të padobishme”, Rama ka një këshillë për shqiptarët

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Maskat janë të padobishme”, Rama ka një këshillë për shqiptarët

Kryeministri Rama ka përcjellë këshillat e radhës, lidhur me masat parandaluese ndaj koronavirusit. Gjatë ditëve të fundit, është parë në masë tek qytetarët të cilët mbajnë maskat kudo ku ata shkojnë.

Rama i rekomandon qytetarët që të mos përdorin maskat nëse nuk kanë kontakte me persona të infektuar.

Për të gjithë personat e shëndetshëm, të cilët nuk kanë hasur asnjë simptomë, mbajtja e maskës është e dëmshme. Kështu shprehet Rama, ndërsa nënvizon se maskat ulin vigjilencën tonë.

Kryemistri e demostron këtë duke iu referuar virologut të famshëm italian, Fabrizio Pregliasco. Ai ka thënë se maska nuk është e nevojshme, nëse nuk jeni pozitiv. Me mjaft rëndësi është që të lajmë duart, dhe të mbajmë distancat.

Statusi

? LEXOJENI ME VËMENDJE JU LUTEM?

? E KEMI PËRSËRITUR VAZHDIMISHT QË PËR ATA QE NUK JANË TË SËMURË, NUK JANË DUKE TRAJTUAR NJË TË SËMURË APO NUK PUNOJNË NË NJË MJEDIS ME SHUMË NJERËZ, MASKAT JANË JO VETËM TË PADOBISHME, PO EDHE TË DËMSHME SEPSE ULIN VIGJILENCËN TONË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE BAZË!

? JA ÇFARË THOTË VIROLOGU I FAMSHËM ITALIAN, Fabrizio Pregliasco:

“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër.

Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes.

Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat.

Dhe kjo natyrisht prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat. Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza.

Pra lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë. Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë, se sa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!”.

Të tjera raste të reja me COVID-19 janë shënuar në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar. Prej tyre kanë rezultuar pozitivë 4 raste, 3 raste kontakti dhe 1 rast i ri.

Tags: koronavirusmaskatrama

TË LIDHURA

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin
Aktualitet

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

10:21 | 11/08/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë
Kryesore

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë

10:18 | 11/08/2025
Next Post
U mbyllën kufijtë, bllokohen në Spanjë 17 shtetas shqiptarë

U mbyllën kufijtë, bllokohen në Spanjë 17 shtetas shqiptarë

OBSH i kërkon Azisë Juglindore “masa agresive” kundër koronavirusit

OBSH i kërkon Azisë Juglindore “masa agresive” kundër koronavirusit

Shkelën rregullat/ 74 shoferëve iu hiqet patenta, 2 në pranga

Shkelën rregullat/ 74 shoferëve iu hiqet patenta, 2 në pranga

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin
Aktualitet

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

by mirseda
10:35 | 11/08/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë...

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025
Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë

Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë

10:29 | 11/08/2025
Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

10:21 | 11/08/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë

10:18 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com