Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mashtrimi 700 milionë euro me inceneratorët: Si u falsifikua studimi i fizibilitetit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mashtrimi 700 milionë euro me inceneratorët: Si u falsifikua studimi i fizibilitetit

Nga Klodian Tomorri

Mashtrimi 700 milionë euro

Si u falsifikua studimi i fizibilitetit të inceneratorit për të rritur faturën e buxhetit

Një tabelë ekseli me shifra të rreme dhe një propozim i pakërkuar nga një kompani guackë.

Kjo është pikënisja e krimit më të madh financiar që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Në 27 dhjetor të vitit 2016, Ministria e Mjedisit i percjell Ministrisë së Financave propozimin e pakërkuar të një kompanie të quajtur Integrated Energy BV SPV, për të marrë me koncesion 30 vjeçar përpunimin e mbetjeve në qarkun e Tiranës.

Pjesë e propozimit ishte studimi i fizibilitetit dhe plani 30 vjeçar i biznesit, mbi bazën e të cilave ishte llogaritur se buxheti i shtetit duhet të paguante një tarifë prej 29 euro për çdo ton mbetje për të mbuluar koston e koncesionit.

Por e gjitha kjo ishte një mashtrim. Kompania kishte falsifikuar studimin e fizibilitetit dhe planin e biznesit duke paraqitur shifra të rreme me qëllim që të merrte sa më shumë para nga buxheti i shtetit duke rritur kështu fitimin e saj me të paktën 7 herë nga ai i deklaruar zyrtarisht.

U deshën më shumë se katër vjet që mashtrimi të diktohej, vetëm pasi propozimi i pakërkuar i inceneratorit ra në duart e audituesve të KLSH-së. Dhe falsifikimi është aq banal sa që do të mund ta kuptonte edhe një llogaritar i rëndomtë kooperative.

Në tabelën e treguesve financiarë të fizibilitetit kompania deklaron se kosto e përpunimit të një tonë mbetje do të jetë 26,1 euro duke kërkuar njëkohësisht edhe një normë fitimi prej 2.9 euro për ton. Mbi bazën e kësaj tabele, qeveria i miratoi koncesionarit tarifën 29 euro për ton, nga të cilat 26.1 euro do të shkonin për të mbuluar koston e trajtimit të mbetjeve, ndërsa 2,9 euro si fitim për shoqërinë.

Por pjestimet e tabelës janë bërë gabim. Sipas treguesve rezulton se norma e fitimit të kompanisë nuk është 2.9 euro për ton, por plot 14.5 euro për ton. Pra në çdo tonë mbetje, që përpunohet në landifillin e Tiranës, për të cilin qeveria paguan 29 euro, vetëm gjysma është kosto, ndërsa gjysma tjetër ose 14.5 euro për çdo ton shkon si fitim neto për koncesionarin.

Kjo është forma më e rëndë e krimit financiar. Mbi tabelën e rreme, Ministria e Mjedisit, ajo e Financave dhe Bashkia e Tiranës kanë marrë vendim të ngarkojnë taksapaguesit shqiptarë me një kosto abusive e cila shkon të paktën mbi 200 milionë euro për të gjithë jetëgjatësinë e projektit.

Në këtë pikë pyetja që lind natyrshëm është vetëm një; Si ka mundësi, që tre institucione Ministria e Mjedisit, Bashkia e Tiranës, Ministria e Financave dhe më pas edhe vetë Këshilli i Ministrave të marrin vendim dhe të miratojnë një tarifë bazuar mbi tregues të falsifikuar? Madje të falsifikuar aq trashë sa që edhe pjestimet brenda vetë tabelës nuk përputhen?

Por falsifikimi i normës së kthimit nuk është mashtrimi i vetëm për të rritur faturën e buxhetit. Studimi I fizibilitetit mbi të cilin është miratuar koncesioni ka mashtruar edhe me projeksionet e sasisë së mbetjeve.

Sipas kontratës së koncesionit, parashikohet se Tirana gjeneron 700 tonë mbetje në ditë. Mbi bazën e kësaj sasie është llogaritur edhe vlera totale prej 222.6 milionë euro që buxheti i shtetit duhet të paguajë në total për të gjithë 30 vitet e koncesionit.

Por në fakt, që në vitin 2014 Tirana e kishte kaluar sasinë orej 700 tonë mbetje në ditë dhe madje në 2017-ën kur është miratuar koncesioni sasia ditiore e mbetjeve të gjeneruara nga qarku i Tiranës kishte arritur në mbi 800 tonë në ditë.

Nëse merret parasysh dhe rritja natyrale e sasisë së gjeneruar të mbetjeve gjatë 30 viteve të ardhshme atëherë fatura që do të paguajë buxheti i shtetit nuk është 222 milionë euro sa deklarohet në kontratë, por ta paktën 400 milionë euro. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Në kontratë është parashikuar që tarifa që paguan qeveria për koncesionarin të indeksohet sipas inflacionit. Kjo masë e shton edhe më 78 milionë euro të tjera faturën e inceneratorit të Tiranës duke bëre që në total, kostoja e tij të shkojë rreth 500 milionë euro. Kjo është vetëm fatura që do të paguajë buxheti për kompaninë koncesionare.

Por sërish nuk mbaron me kaq.

Veç parave që merr nga qeveria, sipas studimit të fizibilitetit të parqitur nga vetë kompania koncesionare, ajo do të përfitojë edhe 210 milionë euro të tjera nga shitja e energjisë që prodhohet nga mbetjet si dhe shitja e skrapit.

Në total, kjo e con biznesin e inceneratorit të Tiranës në plot 700 milionë euro. Kaq është shifra që do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë koncesioni i inceneratorit të Tiranës. Një shërbim, i cili koston totale sipas vetë llogarive të fryra të kompanisë nuk e ka më shumë se 430 milion euro.

Por brenda kësaj kostoje, parashikon 60 milionë euro shpoenzime të tjera administrative, të cilat sipas KLSH-së janë të rreme, pasi nuk justifikohen askund.

Ky është krimi më i madh financiar i ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Madje në përmasa të ngjashme me piramidat famëkeqe të vitit 1997. Gjithçka e ngritur mbi shifra të rreme dhe një studim të falsifikuar fizibiliteti. Por pavarësisht se krimi është flagrant, SPAK-u hesht.

Dhe kjo është një heshtje që e bën prokurorinë bashkafajtorë në zhvatjen më të madhe dhe më flagrante të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Faktet janë aty. Të gjitha.

Tags: falsifikuainceneratoretklodian tomorrimashtrimi

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Ja vijat e kuqe që s’i toleroj në koalicion

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Ja vijat e kuqe që s’i toleroj në koalicion

Pandemia/ Ushtria gjermane stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit

Pandemia/ Ushtria gjermane stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë
Aktualitet

U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

by mirseda
12:01 | 16/07/2025
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi...

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

10:06 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

09:47 | 16/07/2025
U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

08:52 | 16/07/2025
E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

08:48 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com