Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit/ Meta del me deklaratën e fortë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit/ Meta del me deklaratën e fortë

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka mbështetur dhe përshëndet qëndrimin e Këshillit të Europës në lidhje me masat e kufizimet e vendosura nga qeveritë, për shkak të koronavirusit.

Meta thekson se duhet të tregohet kujdes me vendosjen e masave të ashpra penale. Presidenti Meta citon më tej se mbetet me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje me Kushtetutën, dhe me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar.

“Mbështes qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale, për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson Këshilli i Europës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut”, thekson ndër të tjera Meta.

Teksa apelon ndaj qytetarëve që të respektojnë të gjitha udhëzimet për shkak të pandemisë globale, në të njëjtën kohë nënvizon respektimin e parimeve të demokracisë e shtetit ligjor.

Njoftimi

Përshëndes qëndrimin e Këshillit të Europës, mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19.

Siç me të drejtë thekson Këshilli i Europës: “ky virus po shkatërron shumë jetë dhe shumë gjëra të tjera të shtrenjta për ne, por ne nuk duhet ta lejojmë të shkatërrojë vlerat tona themelore dhe shoqëritë tona të lira”.

Veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, lirisë së ndërgjegjes, lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit, tërheq vëmendjen Këshilli i Europës, duhet të vendosen vetëm me ligj, në proporcion me rreziqet dhe për aq kohë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.

Është me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën dhe me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar.

Mbështes qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson Këshilli i Europës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut.

Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.

Sepse siç nënvizon edhe Këshilli i Europës: “Sfida, me të cilën përballen sot shoqëritë tona, është një sfidë e paprecedentë. Edhe pas fazës urgjente të kësaj krize, shoqëritë tona do të duhet të gjejnë mënyrat për të vënë në vend dëmet sociale dhe ekonomike dhe për të rritur më tej besimin tek institucionet tona demokratike. Duhet të nisë një reflektim i gjerë për mbrojtjen e individëve dhe grupeve më të prekshme në shoqëritë tona dhe për mënyrat e ruajtjes së të drejtave të tyre në një model më të qëndrueshëm dhe solidar qeverisjeje”.

Tags: koronavirusMetaQeveria

TË LIDHURA

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit
Aktualitet

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

12:18 | 25/02/2026
Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve
Aktualitet

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

11:54 | 25/02/2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi
Kultura

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

11:31 | 25/02/2026
Next Post
Manastirliu: Skënder Brataj dhe Andi Koraqi shërohen nga COVID-19

Manastirliu: Skënder Brataj dhe Andi Koraqi shërohen nga COVID-19

Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë

Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë

Rama del me njoftimin e rëndësishëm, çfarë do ndodhë në orën 13:00

Rama del me njoftimin e rëndësishëm, çfarë do ndodhë në orën 13:00







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit
Aktualitet

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

by mirseda
12:18 | 25/02/2026
0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në konferencë për shtyp këtë të mërkurë, 25 shkurt, me Shefin e...

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

11:54 | 25/02/2026
Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

11:43 | 25/02/2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

11:31 | 25/02/2026
Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

10:58 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com