Gjatë ditëve të fundit, kryefjalë e mediave ka qënë rasti i 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Tiranë. Shumë detaje të rënda janë zbardhur, e ndërsa bashkëshortja e tij pranoi se kishte qënë në dijeni për raportin që ka pasur Përparim Ademi me dy motrat.
Ndodhur në kushtet e një presioni të madh psikologjik, mësohet se ai ka tentuar vetëvrasjen në burg. Ademi në momentin që ka tentuar të kryejë vetëvrasjen, është dërguar menjëherë në spitalin e burgut. Tashmë ai është shoqëruar për në ambientet e qelisë, aty ku vuan dënimin për krimin e dyfishtë.
Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.
Ai do të gjykohet për tre vepra penale, atë të “vrasjes së dyfishtë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik të fëmijëve”. Pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani, Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që ka pasur me motrat në Selanik.