Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Masakra e 2 prillit/ Rama mbron Gramoz Ruçin: Është i paprekshëm

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Masakra e 2 prillit/ Rama mbron Gramoz Ruçin: Është i paprekshëm

Akoma nuk është shuar jehona e zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Është përfolur shumë për të shkuarën e tij në periudhën kur ishte ministër i Brendshëm. Thuajse e  gjithë Partia Socialiste ka dalë në mbrojtje të Ruçit kur ai u votua në krye të kuvendit. Mbrojtësi më i madh e tij është vetë kryeministri Edi Rama. Që në ditën që u propozua për kryetar kuvendi dhe deri më sot Rama nuk resht së mbrojturi publikisht Ruçin. Në një intervistë të gjatë për gazetën austriake Der Standard, ku Rama është pyetur se a po bëhen hetime brenda partisë tuaj socialiste për kohën kur kryetari i ri i Parlamentit Gramoz Ruçi, ishte Ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur 4 vetë u vranë në demonstratë në  Shkodër? Rama i është përgjigjur se kjo është  hetuar dhe gjykuar në gjykatë  dhe është liruar nga të gjithë  akuzat e çmendura. Pse duhet që partia të hetojë tani për këtë. Unë jam për një  kohë  të gjatë lider i kësaj partie. Unë kam qenë edhe lider i lëvizjes antikomuniste. Kjo Parti Socialiste që unë drejtoj nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën … Ai ka vepruar në mënyrë të shkëlqyer, sepse ai organizoi zgjedhjet e para të lira dhe të drejta si ministër i Brendshëm dhe në këto zgjedhje, presidenti komunist humbi zgjedhjet. Pjesa tjetër janë thjesht broçkulla dhe nuk e kuptoj sesi mund të diskutohet në 2017, kur ne kemi miratuar ligjin që lejon publikimin e të gjithë dosjeve nga koha e komunizmit, kemi punuar për rreth 1 vit me Gjermaninë për këtë propozim. 

Përse akuzohet Gramoz Ruçi

Gramoz Ruçi  u emërua Sekretar i parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 ai u emërua Ministër i Brendshëm. Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Ruçi është akuzuar nga ish-të përndjekurit si i implikuar në krimet e regjimit komunist, madje akuzat vijojnë me tej ku thuhet se prej vitit 2005 i është ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që e rendon dhe i përforcon më shumë akuzat për zotin Ruçi është ngjarja e 2 prillit ’91 në Shkodër. Me urdhër të brendshëm për forcat e policisë dhe të Sigurimit në lidhje me trazirat në Shkodër fill pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Sipas këtij urdhri jepet liri për të përdorur armë përgjatë protestave nga ana e policisë. Dokumenti është firmosur nga Gramoz Ruci, atëherë ministër i Brendshëm.

“Shtëpia e Gjetheve”,  ka risjellë në kujtesën e shqiptarëve shtëpinë nga e cila përgjoheshin dhe ku përdoreshin tortura speciale kundër kundërshtarëve politik në kohën e diktaturës. Një nga objektet e ekspozuara është edhe një foto që pasqyron hierarkinë e ministrave të Brendshëm, që drejtonin këtë shtëpi torturash.

 “Piramida e varësisë partiake dhe administrative”, shkruhet në këtë fotografi në majë të së cilës qëndron Enver Hoxha dhe më poshtë emra famëkeq si Mehmet Shehu, Feçor Shehu, Aredin Shyti, Hekuran Isai, Simon Stefani, Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, kryeparlamentari i ri i zgjedhur nga Rama.

Ndërkohë që karriera e tij në periudhën e demokracisë është ngjitur në Partinë Socialiste, ku bie në sy potenca dhe autoriteti në vendimmarrje.

Pyetjet për Gramoz Ruçin në Intervistë

Kryetari i ri i Parlamentit Gramoz Ruçi, ishte Ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur 4 vetë u vranë në demonstratë në  Shkodër. A po bëhen hetime brenda partisë  tuaj socialiste për atë  kohë?

Kjo është  hetuar dhe gjykuar në gjykatë  dhe është liruar nga të gjithë  akuzat e çmendura. Pse duhet që partia të hetojë tani për këtë. Unë jam për një  kohë  të gjatë lider i kësaj partie. Unë kam qenë edhe lider i lëvizjes antikomuniste. Kjo Parti Socialiste që unë drejtoj nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën …

… megjithëse ai ka qenë ish-ministër i Brendshëm

…i cili ishte ministër i Brendshëm në periudhën e tranzicionit,  saktësisht pas revoltës. Ai ka vepruar në mënyrë të shkëlqyer, sepse ai organizoi zgjedhjet e para të lira dhe të drejta si ministër i Brendshëm dhe në këto zgjedhje, presidenti komunist humbi zgjedhjet. Pjesa tjetër janë thjesht broçkulla dhe nuk e kuptoj sesi mund të diskutohet në 2017, kur ne kemi miratuar ligjin që lejon publikimin e të gjithë dosjeve nga koha e komunizmit, kemi punuar për rreth 1 vit me Gjermaninë për këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë  e gjetheve” dhe muzeun e bunkerit të  komunizmit, në mënyrë që njerëzit të trajtojnë të kaluarën dhe ne i kemi paguar kompensim të gjithë ish të përndjekurve politikë që janë gjallë. Dhe tani ju më thoni mua ish ministër i Brendshëm?

Po, sepse ai është  simboli i asaj kohe. A ka diskutime në partinë tuaj për këtë?

Jo, sepse partia është  shkëputur prej tyre kohë më parë dhe ai nuk është  simbol i asnjë gjëje. Ai është  vetëm objektivi i një opozite barbare, e cila kërkon vetëm të demonizojë njerëzit. Një numë r i madh shqiptarësh e respektojnë atë shumë, sepse ai ka treguar integritet dhe ka reformuar partinë dhe unë jam i kënaqur që  parlamenti tani punon si një parlament dhe jo si një klub të dehurish – pak muaj më parë.

Tags: ështëgazetarëveGramoz Ruçini paprekshëmmbronpararamate huaj

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Durrës/ Plagos 41-vjeçarin me mjet prerës, autori shpallet në kërkim

17:50 | 03/12/2025
Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës
Aktualitet

Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës

16:29 | 03/12/2025
Nis zbatimi i projektit ndërkufitar SEEDS, MTKS: Do të zhvillojë sektorin kulturor dhe kreativ
Aktualitet

Nis zbatimi i projektit ndërkufitar SEEDS, MTKS: Do të zhvillojë sektorin kulturor dhe kreativ

10:22 | 03/12/2025
Next Post
Shkrimtarët e mëdhenj që realizuan veprat e tyre nën efektin e kokainës

Shkrimtarët e mëdhenj që realizuan veprat e tyre nën efektin e kokainës

Thaçi: BE e padrejtë me ne, po nxit ndikimin rus dhe fundamentalizmin islamik

Thaçi kritikon SHBA-të dhe BE-në: Themeluam Gjykatën Speciale, por premtimet nuk u mbajtën

(VIDEO) Fuqia e një meteori për të shkatërruar botën

(VIDEO) Fuqia e një meteori për të shkatërruar botën







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri
Politikë

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri

by mirseda
18:06 | 03/12/2025
0

Agjencia për Mediat dhe Informim ka njoftuar vendime të fundit të qeverisë, ku ka pasur ndryshiem në...

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Durrës/ Plagos 41-vjeçarin me mjet prerës, autori shpallet në kërkim

17:50 | 03/12/2025
Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

17:46 | 03/12/2025
NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian

NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian

17:43 | 03/12/2025
AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

17:40 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com