Përgjatë 24 orëve të fundit, Franca regjistroi 642 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në total 19,323 numrin e jetëve të humbura.
Autoritetet zyrtare bënë me dije se një shenjë pozitive është se numri i të shtruarve në spital vetëm vjen duke u zvogëluar.
Ndërkohë 3,284 iu shtuan numrit të të prekurve nga koronavirusi duke e çuar totalin në 151,793 të infektuar.
Shifrat tregojnë se numri i infeksioneve dhe vdekjeve mbetet në një nivel të lartë, por pasi arriti pikun një javë më parë, kurba ka filluar të shkojë dukshëm poshtë thonë autoritetet.