E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Marrëveshje me Ramën? Topalli zbulon bisedën me kryeministrin

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u përfol në media se do të bënte marrëveshje me kryeministrin Rama për t’u bërë presidente pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Por, vetë Topalli në një intervistë për “Euro news” i ka mohuar këto fjalë, duke zbuluar edhe bisedën e vetme që ka bërë me kryeministrin.

“Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për të zgjidhur një problem dhe me sa kam digjeni ai i është përgjigjur familjes që kishte problemin. Më vjen shumë keq që janë aq larg të vërtetës”, tha Topalli.

Ajo tha se nuk përjashtonte mundësinë për të bashkëpunuar me forca të tjera të djathta.

“Asnjëri nuk ka luksin për të refuzuar tjetrin përballë tre njerëzve që mbajnë peng 3 milionë shqiptarët. Nuk është momenti për të parë defekte por është shansi për ti dhënë mundësi vendin qe të mos rrëshqasë më tej”, u shpreh Topalli.

Pak ditë më parë, Topalli prezantoi forcën e saj të re politike, ‘Lëvizja për Ndryshim’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...