Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore.
Përmes një postimi në Twitter, Rama tha se opozita në fund ka pranuar Kodin Zgjedhor siç ishte, por sipas tij rëndësi ka që u bë siç ata e deshën.
Kreu i qeverisë deklaroi se me arritjen e kësaj marrëveshjeje, Shqipëria nuk ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave me BE-në.
Postimi i plotë:
Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”?Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata?
Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve?BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave????Ah po, mbaroi edhe revolucioni?
Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve👍BE është e kënaqur,Shqipëria s'ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave🇦🇱🇪🇺Ah po, mbaroi edhe revolucioni😀
— Edi Rama (@ediramaal) June 5, 2020