Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Marina Vjollca projekton rikthimin në televizion, shpall pavarësinë nga Getoari me foto seksi

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant

Ka pak kohë që nuk është shfaqur në ekran, duke prezantuar ndonjë emision, por moderatorja Marina Vjollca është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku për fansat e shumtë publikon foto e video të ndryshme.

Një ditë më parë, Marina ka publikuar disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot, ku, sipas ndjekësve, me këto poza provokuese ajo shpall më në fund pavarësinë nga Getoar Selimi. Kujtojmë, që pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”.

E pas një periudhe pushimi në televizion, ja ku rikthehet me pozat e saj të reja, që janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj. Mes komentuesve, shumë i shoqërojnë komplimentet me emoji-n e zjarrit apo të zemrës. Ndërkohë, motra e saj, moderatorja Luana Vjollca i shkruante me bindje: “E dogjeeee”.

Përveç fotove ku pozon e lagur vetëm me një këmishë të bardhë, Marina ka postuar dhe një video nga backstage, që e shoqëron me statusin “I vetmi moment ku Renuar Locaj (fotografi i setit) më tha për të qeshur, pasi nuk me linte”, shkruan ajo ku thekson se këto pamje janë pa filtra.

Ky set natyrisht që nuk është bërë pa qëllim nga Marina, e cila thyen më në fund heshtjen për rikthimin në ekran. Lajmin e bukur e dha vetë disa më parë me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Pa zbuluar asnjë detaj lidhur me televizionin apo formatin që do drejtojë këtë herë, ajo ka lënë të kuptohet se planet janë të afërta. “Projekte të reja, shumë shpejt”, shkruante ajo, duke paralajmëruar rikthimin. Prej kohësh, është diskutuar në media për largimin disi të gjatë të Marinës nga ekrani, por, siç duket, pritjes po i vjen fundi.

Kujtojmë se projekti që Vjollca prezantoi para shkëputjes disamujore ishte ‘C’est La Vie’ në ‘Klan Tv’, një emision muzikor shumë i veçantë, ndërsa deri tani dihet që projekti i ri do të jetë një talent show. Pak kohë më parë, u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonistë edhe bashkëshortin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”.

Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Për projektin e “Klan Kosova”, Alaudini tregoi se ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe konkurrentët do të këndojnë këngë shqipe.

Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar të saj, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë. Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit «C’est la vie», iu dedikua një jete të qetë, larg preokupimeve dhe lodhjes.

Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten «shtëpiake e dëshpëruar». Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbiz-it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre, ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë.

Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar. Ndërsa Getoari për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale, pasi tashmë të dy po punojnë për projektet e tyre./PanoramaPlus

Tags: fotogetoariMarina VjollcapavaresineprojektonrikthiminSeksishpalltelevizion

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

U gjet nga një këmbësor, mediat greke: Shqiptari vdiq nga përdorimi i heroinës

Operacioni “Pikaso”/ Arrestohet skifteri laçian, pjesëtar i një organizate kriminale

Njihuni me gardisten e bukur që mbron presidentin Putinin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com