Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Maqedonia e Veriut me qeveri të re

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedonia e Veriut me qeveri të re

Maqedonia e Veriut ka tani qeverinë e re. Të dielën në mesnatë me shumicë votash 62 pro dhe 51 kundër, Kuvendi votoi programin dhe përbërjen e re të qeverisë së koalicionit që do të drejtohet nga Zoran Zaev kryetari i LSDM-së, parti e cila do të udhëheqë me nëntë ministri. Pjesë e qeverisë janë Bashkimi Demokratik për Integrim me gjashtë dikastere ministrore, Lëvizja Besa, dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Zaev: Jemi para një periudhe të evropianizimit të Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev u shpreh, se qeveria e re do të angazhohet për arsim evropian, shëndetësi më cilësore për një sistem evropian të drejtësisë. Para nesh është një periudhë stabile politike ndaj Maqedonia e Veriut do të jetë një vend me institucione, me të cilat do të krenohet çdo qytetar, ka thënë Zaev. Sipas Zoran ZEv, prioritet do të ketë përballja me pandeminë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapja e negociatave me BE-në, reformar në administratë e gjyqësor si dhe zhvillimi ekonomik, por edhe raportet e mira me vendet fqinje.

“Do të angazhohemi për ndërtimin e shtetit demokratik, përballjen me pandeminë, ngritjen e ekonomisë. Do të luftojmë fuqishëm krimin dhe korrupsionin. Jemi të angazhuar me forcimin e shtetit ligjor, sundimin e ligjit, të kemi gjyqësi të pavarur dhe administratë efikase”, ka deklaruar Zaev. Ai i ka bërë thirje opozitës për bashkëpunim për të gjitha çështjet strategjike të vendit, meqë ky bashkëpunim do të ishte në të mirë për të gjithë qytetarët.

Debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës

Debati dy ditor në Kuvend për votimin e qeverisë së re është karakterizuar me debate tejet të ashpra e në shumë raste edhe ofenduese midis deputetëve të pozitës dhe opozitës. Deputetët e opozitës kanë thënë se qeveria e re nuk do të dallojë nga e kaluara, duke e akuzuar LSDM për rrënimin e shtetit, të ekonomisë, rritjen e krimit dhe të korrupsionit, por edhe siç thanë për “tradhëti kombëtare”, duke përmendur ndërrimin e emrit të shtetit. “Qeveria e re është një koalicion gënjeshtrash që do të përballet me protesta masive në vjeshtë. Kjo qeveri do të jetë me afatin më të shkurtër. LSDM premtoi një koalicion pa BDI-në , ndërsa pa turp e prezanton si parti që do të shtyjë përpara proceset. Kjo qeveri është qeveria e krimit dhe e mashtrimit”, ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Opozita shqiptare nuk e voton qeverinë e re

Deputetët e opozitës shqiptare në fjalimet e tyre kritikuan ashpër mashtrimin e madh të BDI-së për kryeministrin shqiptar. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi doli me akuza se partitë e shumicës po përpiqen të blejnë deputetë nga opozita që të zgjerojnë shumicën e ngushtë të tyre parlamentare prej 62 deputetëve për mbështetje për Qeverinë e re. “Po përpiqeni të përfitoni deputetë nga opozita nga blloku shqiptar. Mund të përgjigjeni për përpjekje për blerje të deputetëve dhe për manipulim me vullnetin e popullit”, ka thënë Rashidi.

Trajanov: Vendi ka nevojë për integrim të brendshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov ka theksuar se në Maqedoni ekziston ndarje e madhe në bazë partiake dhe etnike, fetare, por dhe pozitës sociale dhe për këtë, siç tha ai. Qeveria, presidenti i shtetit dhe Parlamenti duhet të punojnë në integrimin e brendshëm, bashkimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. “Nevojiten ndryshime kushtetuese me qëllim që të përforcohet përgjegjësia e pushtetit ekzekutiv, veçanërisht e kryetarit të Qeverisë dhe ministrave dhe të  përforcohet pavarësia e institucioneve, kompetente për zbulimin dhe parandalimin e formave të rënda të krimit. Nuk ka drejtësi pa gjyqësor të besueshëm”, ka theksuar Trajanov.

Aktualisht shumica parlamentare numëron 62 deputetë, në opozitë janë VMRO-DPMNE me 44 deputetë, koalicioni opozitar shqiptar i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 12 deputetë dhe E Majta, me dy deputetë. /DW

Tags: Maqedonia e veriutQeveriaZoran zaev

TË LIDHURA

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Next Post
Ngërçi fallco për reformën zgjedhore në pritje të “pazarit”

“Poseidoni” ynë që na mbron nga detet dhe tërmetet

Greqi/ Pacienti shqiptar masakron me thikë infermieren dhe më pas vetëvritet (FOTO-VIDEO)

Greqi/ Pacienti shqiptar masakron me thikë infermieren dhe më pas vetëvritet (FOTO-VIDEO)

Basha & politikanë, na duhen mjekë e mësues, e jo Juve

Shqipëri e Maqedoni, a do ketë protesta në shtator







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BIRN: Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Aktualitet

BIRN: Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

by mirseda
09:12 | 20/02/2026
0

Një listë e gjatë kryebashkiakësh, kryesisht të Partisë Socialiste, janë nën hetim, në gjykim apo të dënuar...

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com