Maqedonia e Veriut do të marrë 800,000 vaksina kundër Covid 19 nga kompania Pfizer.
Marrëveshja u finalizua këtë mëngjes në një bisedë telefonike mes Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë.
Filipçe informoi se 5,850 dozat e para të vaksinave që do të mbërrijnë në muajin shkurt, të cilat do të pasohen nga një dërgesë me një sasi më të madhe në muajt mars, prill dhe dinamika për të gjithë vitin 2021 do të përcaktohet më tej.
Одлична вест на почетокот на годината. Првата доза од 5850 вакцини против Ковид 19 од Фајзер стигнува во февруари, во директни преговори обезбедивме 800.000 дози за 2021. Пратка со поголема количина ќе дојде во март и април, а динамиката за годината дополнително ќе ја утврдиме. pic.twitter.com/8HJTbMgMlK
— Венко Филипче (@VFilipche) January 4, 2021
Maqedonia e Veriut, prej kohësh ka filluar përgatitjet për vaksinimin kundër Covid-19. Vaksina Pfizer ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, dhe ato do të mbërrijnë në vendin fqinj këtë muaj.
Agjencitë rregullatore mjekësore, EMA nga Bashkimi Europian dhe FDA e SHBA-së, e kanë miratuar vaksinën Pfizer.