E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

U injektua me vaksinën anti-covid të Pfizer, humb jetën infermierja portugeze

Një infermiere portugeze ka humbur jetën dy ditë pasi u injektua me vaksinën anti-covid të Pfizer dhe BioNTech.

41-vjeçarja, Sonia Acevedo ka pësuar një vdekje të papritur. Ajo humbi jetën ditën e Vitit të Ri, ndërkohë që rezultatet e autopsisë për vdekjen e saj pritet që të dalin nesër, shkruan Daily Mail.

Infermierja ka punuar në Institutin Portugez të Onkologjisë, dhe mjekët që u morën me rastin e saj kanë deklaruar se ajo nuk ka pasur asnjë efektanësor pas vaksinimit.

Ndërkohë, babai i saj, Abilio Acevedo deklaroi për mediat portugeze se Sonia ishte mirë dhe nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

“Ajo ishte mirë. Ajo nuk kishte pasur ndonjë problem shëndetësor,” tha ai.

Ky nuk është rasti i parë që një person humb jetën pasi ka bërë vaksinën anti-Covid. Më 28 dhjetor, një pacient 75-vjeçar në Izrael i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese, ndërroi jetë disa ditë pasi bëri vaksinën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...