Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Maqedoni, qeveria kërkon heqjen e kryeprokurorit

9 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedoni, LSDM: Shumë shpejt do të ketë qeveri të re

Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurat duke e dërguar  kërkesën e saj në parlament për shkarkimin dhe zgjedhjen e prokurorit të ri, veprime për të cilat nevojitet shumicë e thjeshtë, apo 61 vota të deputetëve.

Ekspertët e çështjeve juridike duke komentuar nismën për shkarkimin e prokurorit aktual, Marko Zvërlevski, vlerësojnë se Maqedonia ka nevojë për zgjedhjen e një kryeprokurori, larg ndikimeve politike, profesionist, i moralshëm dhe i gatshëm të përballet me sfidat e mëdha që e presin në kthimin e besimit humbur të qytetarëve në gjyqësorin në vend.
Nisma për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, Prokurorit aktual vjen pas një sërë akuzash ndaj tij për përfshirje në afera të ndryshme, por edhe në pengimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Zvërlevski ishte pjesë edhe e aferës së përgjimeve të publikuar nga opozita për lidhjet e tij me pushtetin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.
“Sjellja e prokurorit aktual ka çuar në formimin e Prokurorisë Speciale. Ai ishte inert, nuk e ushtronte detyrën e tij. Më shumë merrej me politikë se sa me obligimet që kërkohen sipas dispozitave ligjore”, thotë ish-prokurori Aleksandar  Nakov. “Populli pret ndryshime, çdonjëri pyetet se kush do të jetë Kryeprokuror. Ai duhet të jetë një personalitet i pakompromis, personalitet i respektueshëm, personalitet që nuk duhet të jetë nën ndikime politike dhe që do të ketë integritet të fortë personal”, thotë Nakov.
“Nuk dua që prokurori publik të zgjidhet nga deputetët, gjithsesi nëse zgjidhet prokurori ai duhet të jetë profesionist, ndaj të cilit nuk duhet bërë trysni.Por duke pasur parasysh situatën dhe qëndrimet që janë prezent në parlament, me siguri edhe prokurori i ri do të jetë instrument i partisë në pushtet”
, thotë ish- ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski.
Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Tetovës, thotë se puna e Marko Zvërlevskit duhet të jetë e mjaftueshme për të marrë mësim partitë e koalicionit të ri qeveritar se çfarë prokurori duhet të zgjedhin. Nëse këtë nuk e bëjnë, atëherë do të shuhen edhe shpresat për mëkëmbjen e sistemit të rrënuar gjyqësor.
“Nëse Maqedonia kësaj radhe e ka seriozisht që të verë në funksion shtetin e së drejtës, do të ishte mirë që të zgjidhte një prokuror pa ndikime aspak partiake. Vlerësoj se ai duhet të jetë nga sfera e ekspertëve juridikë, qoftë nga avokatët, apo profesorët. Por, nëse nuk bëhet një zgjedhje e tillë, pra nga ana e ekspertëve apo njerëzve të guximshëm, atëherë do të kemi një dështim të plotë dhe një mashtrim të elektoratit”, thotë Selmani.
VMRO pengon
Shkarkimi i Kryeprokurorit Marko Zvërlevski po has në vështërsi me iniciativat e VMRO-DPMNE-së. Kjo parti përmes deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski me procedurë të përshpejtuar propozuan ndryshime në Ligjin për Prokuror Publik. ”
T‘ ju rikujtojmë një premtim zgjedhor nga  LSDM. Ata kishin deklaruar se me ardhjen e tyre në qeveri do të mundësojë që propozimi dhe zgjedhja e kryeprokurorit të bëhet me propozim të opozitës. Gjithashtu propozojmë që ai propozim të votohet me 2/3 e votave. Në këtë mënyrë të gjitha partitë politike do të jenë faktor relevant në zgjedhjen e kryeprokurorit”, është shprehur Ilija Dimovski deputet i VMRO-DPMNE-së.
Partitë e koalicionit
Partitë që formojnë koalicionin qeveritar LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët njëzëri shprehen se prokurori publik duhet të jetë një ekspert, i cili duhet të ketë një përvojë në sferën e gjyqësorit, dhe jo i ndikuar politikisht.
“Person autoritativ, i cili është ekspert, i profesionalizuar në drejtim të prokurorisë, ka përvojë dhe që mendon se mund të punojnë mbi baza ligjore, e jo diktateve politike”,thotë koordinatori i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Ejup Alimi, deputet i BDI-së vlerëson, se në krye të Prokurorisë duhet të qëndrojë një ekspert. “Duhet të jetë ekspert dhe person që nuk do të ndikohet politikisht. Të mos jetë  propozim nga strukturat partiake, që do të jetë i gatshëm t’i bëjë ballë strukturave të partizuara në gjyqësor dhe që ka kontribuar në sferën e tij”, thotë Alimi.
Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rashidi, thotë se ata fillimisht janë për një gjyqësor të depolitizuar. “Ne do ta përkrahim çdo iniciativë që do të thirret në këtë pikëpamje. Gjithmonë kemi qenë për një gjyqësor të rregullt dhe të depolitizuar”, shprehet Rushidi.

Tags: gjykatëheqjekallezimkryeprokurormaqedoniProkuror

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Gjirokastër, arrestohen mashtruesit, ja sa para morën

Gjirokastër, arrestohen mashtruesit, ja sa para morën

Temperaturat e larta;  Dibër, digjen 2 ha me shkurre e pisha, dëme edhe në Laç

Qarqet që u përfshinë nga zjarret 24 orët e fundit

Qeveria e re e Kosovës duhet të kalojë këto pesë sfida

Qeveria e re e Kosovës duhet të kalojë këto pesë sfida







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein
Bota

Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein

by mirseda
09:37 | 10/02/2026
0

Dy diplomatë të njohur norvegjez po hetohen nga autoritetet norvegjeze për shkak të lidhjeve të tyre me...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

09:34 | 10/02/2026
‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët

‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët

09:25 | 10/02/2026
Abuzonte me fëmijë të vegjël, arrestohet punonjësi i çerdhes në Britani

Abuzonte me fëmijë të vegjël, arrestohet punonjësi i çerdhes në Britani

09:17 | 10/02/2026
Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

09:15 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com