Blutë e Gjirokastrës arritën të arrestojnë dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim”.
Në pranga janë vendosur dy shtetasit e shpallur në kërkim; Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç, dhe Arbër Zhupa, 33 vjeç, banues në Memaliaj, të dy banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhërat e ekzekutimit të datës 04.07.2017 për ekzekutimin e vendimeve penale nr. 179 dhe 180 të datës 02.07.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ku është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “ Mashtrim” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
Masa e sigurimit për këta shtetas është caktuar pasi dyshohen se të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 000 000 lekë, shtetasit E.K, banues në Gjirokastër.
Shtetasin E.K, në datë 19.05.2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin pang, ndërsa babai i shtetasit të mësipërm, shtetasi H.K, në datë 15.02.2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.