Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga sot një 30 vjeçar, pasi ky i fundit po bënte manovra të rrezikshme në një nga rrugët e Tiranës. Sapo është vënë në dijeni, policia është vënë në ndjekje të 30 vjeçarit i identifikuar me inicialet D.C. e ka arrestuar.
Sipas policisë, 30 vjeçari për më tepër ishte në kërkim nga policia. Mbi të rëndonin akuzat e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe vjedhje.
Njoftimi i Policisë
Policia Rrugore e Tiranës arreston një person të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Policia Rrugore e Tiranës, në përmbushje të detyrës për parandalimin e aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, në zbatim dhe të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve për kapjen e personave në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen me automjete, ka shtuar kontrollet ndaj mjeteve të dyshuara për këto vepra penale.
Nga kontrollet parandaluese, efektivët e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë marrë informacion se në rrugën “Teodor Keko” një automjet po bënte manovra të rrezikshme dhe menjëherë i janë vënë në ndjekje. Edhe pse drejtuesi i mjeti theu rregullat e qarkullimit, nuk mundi të largohej, pasi u prangos nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Nga verifikimit rezultoi se shtetasi D. C., 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj, në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar.
Njëkohësisht, ky shtetas u ndëshkua edhe me masë administrative nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/516452225880394/