Emri i Stadiumit Kombëtar “Air Albania Stadium” ka ngjallur diskutime dhe debate midis politikanëve të kampeve të ndryshme.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me një status në facebook mbi emrin e stadiumit. Ai ka ironizuar duke thënë se stadiumi duhet quajtur“Erdogan”. Sipas tij, stadiumi ka të gjitha karakteristikat e një malli turk.
Ndër rreshta nuk ka munguar edhe ironia për kryeministrin Rama.
Statusi:
“Stadiumi i plotëson të gjitha kushtet që të quhet Erdogan, jo Air Albania!
Është ndërtim i dhunshëm; i sajuar; i ndërtuar për qejf të udhëheqësit; me pare pa hesap; me kontrata të dyshimta; me stil e mall turk dhe kundër dëshirës së qytetarisë, pra fiks ERDOGAN.
Do kishte shumë më kuptim emri Erdogan sesa budallëku Air Albania, rast unik ky që stadiumit i vihet emri i një kompanie ajrore!
Do kishte pa dyshim më shumë kuptim emri simbol i dhunës Erdogan sesa emri i qytetarisë Qemal Stafa.
Nejse kështu ndodh kur e ke kryeministrin gjys-artist e gjys-sportist. Nuk është tamam për asnjërën…”, shkruan Manjani.