Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Mali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë për hidrocentralet

6 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë për hidrocentralet

Qeveria malazeze thotë se do t’i kërkojë Shqipërisë më shumë informacione mbi ndërtimin e planifikuar të mini-hidrocentraleve në lumin Cijevna në një takim të komisionit të përbashkët për administrimin e ujit më 19 shtator.

Qeveria të enjten tha se Shqipëria nuk i ishte përgjigjur shqetësimeve të saj në lidhje me ndikimin e mundshëm të mini-hidrocentraleve në Cijevna, ose Cem, në shqip. “Mali i Zi do të nisë të gjithë mekanizmat në dispozicion të përcaktuara në konventat ndërkombëtare që janë të detyrueshme për të gjitha shtetet. Kjo temë duhet të përditësohet në seancën e Komisionit Ndër-Shtetëror të Malit të Zi dhe Shqipërisë për Bashkëpunim në Menaxhimin e Ujërave”, tha qeveria.

Shqipëria planifikon të ndërtojë 14 hidrocentrale të vegjël në Cijevna, i cili fillon në Shqipëri, por që kryesisht kalon nëpër Mal të Zi.

Ministria malazeze për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm reagoi tetorin e kaluar pasi aktivistët e mjedisit paralajmëruan se kishin filluar punimet në shtratin e lumit Cijevna në Shqipëri dhe ofruan pamje të tubave të vendosur në lumë.

OJQ-të thanë që hidrocentralet do të dëmtonin ekosistemin e tij. Ambientalistët thonë se digat do të shkatërrojnë një nga lumenjtë e fundit me rrjedhë të lirë të Europës, do të ndërpresin rrugët e emigrimit të peshqve dhe do të kërcënojnë dhjetëra specie të rralla. Ata thonë gjithashtu se hidrocentrale të tillë të vegjël prodhojnë shumë pak energji elektrike.

“Ende nuk është sqaruar nëse janë bërë analiza të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Ne nuk dimë ende informacionet më themelore, për shembull, se sa hidrocentrale do të ndërtohen”, tha për mediat javën e kaluar Ksenija Medenica, nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve në Mal të Zi.

Ministria malazeze për Zhvillim të Qëndrueshëm thotë se i ka kërkuar Shqipërisë dokumentacion të plotë mbi ndikimin mjedisor të planeve 10 muaj më parë dhe se ai i është paraqitur së fundmi qeverisë malazeze. Dokumentacioni iu dorëzua Komisionit për Bashkëpunim në Fushën e Menaxhimit të Ujërave me Shqipërinë, i krijuar nga qeveria e Podgoricës.

Konventa është një Komision i Ekonomisë së Kombeve të Bashkuar, UNECE, konventë e nënshkruar në Espoo, Finlandë, në vitin 1991, e cila hyri në fuqi në vitin 1997. Mali i Zi dhe Shqipëria e kanë nënshkruar të dy konventën, e cila i ndalon ata të ndërhyjnë në burimet natyrore përpara se të informojnë vendet fqinje që këto aktivitete mund t’i prekin ata.

Lumi Cijevna nis në komunën e Kelmendit në Shqipëri dhe vazhdon rrjedhën e tij në jugperëndim përmes Malit të Zi për 32 kilometra. Në këtë lum gjenden të paktën 22 lloje peshqish, përfshirë troftën endemike të mermertë, si edhe zvarranikë dhe amfibë. Në vitin 2017, asambleja e kryeqytetit malazez, Podgorica, e shpalli Kanionin e Cijevnës pronë të mbrojtur si një “Monument Natyror”.

Kjo nënkupton përdorimin e burimeve biologjike dhe parandalimin e çdo aktiviteti të dëmshëm që mund të kërcënojë biodiversitetin e tij.

Shumë qeveri në rajon po nxitojnë të ndërtojnë mini hidrocentrale në lumenj, të reduktojnë pjesërisht varësin e tyre nga qymyri dhe të plotësojnë standardet e energjisë së rinovueshme të përcaktuara nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Si për ironi, hidrocentralet dikur konsideroheshin si një zgjidhje “e gjelbër” për krizën e energjisë.

Por aktivistët thonë se ata po shkatërrojnë disa nga ekosistemet e fundit të paprekura në Europë dhe duhet të ndalen. Ata thonë se digat ekzistuese duhet të përditësohen për të prodhuar më shumë energji dhe duhet të kërkohen alternativa më të mira, siç janë energjia e prodhuar nga era, baticat dhe energjia diellore. /BIRN

Tags: hidrocentralellogarimali i zishqiperi

TË LIDHURA

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
Njihuni me ambasadoren e re amerikane në OKB

Njihuni me ambasadoren e re amerikane në OKB

Spahiu i shkruan Rudina Hajdarit: Sot Berisha qan për Azemin, por ja çfarë thoshte dikur

Spahiu i shkruan Rudina Hajdarit: Sot Berisha qan për Azemin, por ja çfarë thoshte dikur

Stefi Prifti zbulon sherrin me Aurela Gaçen

Stefi Prifti zbulon sherrin me Aurela Gaçen







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com