Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mali i Zi, Edi Rama Gri dhe Albini i Kuq

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Debatet e forta me Ramën”/ Kurti flet për takimin e fundit

Nga: Artur Zheji

“Open Ballkan” u gjunjëzua në Mal të Zi. Sulmi serb aty, me teshat e priftërinjve ortodoksë të organizuar në detashmente sulmi, politike dhe quasi paramilitare, e mbushën me kakërdhia minjsh tortën e papjekur të gjeopolitikanit junior Edi Rama. Kësaj radhe, ngjyrë gri dhe besohet fytyrëerrësuar nga grisja që serbët i bënë farsës së tangos Vuçiç-Rama dhe refuzimi kuptimplotë të kësaj tangoje nga Gjukanoviç dhe nga Albin Kurti.

Ofensiva mirëfilli serbomadhe, me zjarr e hekur kundër Podgoricës dhe pro-oksidentalizmit malazez, me prapavijë të qartë destabilizuese, hodhi në erë farsën pa themel të vëllazërimit shumë të parakohshëm serbo-shqiptar…

Shalqinjtë e Konispolit, që Kryeministri ynë i ka kaq shumë me merak se prishen rrugës për në Beograd, nuk mund të vendosin linjat e gjeopolitikës në Ballkan.

Ani pse zoti Vuçiç, me kabinet të mirëfilltë këshillues në politikën e jashtme, duhet të jetë habitur jo pak me diletantizmin pordhëmadh, të gjeostrategëve pranë KMsë sonë hokatar dhe lojtar i madh, në batuta-shkencën e madhe ballkanase…

E kuqja e shalqirit të Ramës dhe e kuqja e gjakut të derdhur në Kosovë nuk kanë asgjë të përbashkët. Sepse serbët në Ballkan janë sot, pas Greqisë, blerësit më të mëdhenj të armëve, të cilat nuk i shkëmbejnë me shalqinj, por me pozicionime gjeopolitike në favor të Mëmës së madhe Rusi. Ka rreth 300 vite që funksionon kështu. Dhe ndoshta do të vazhdojë edhe këto 30 vite që Rama ka hyrë në politikë. Madje, edhe shumë përtej 30 viteve.

Kryeministrit tonë duhet t’ia thonë këto gjëra. Beogradi politik nuk është i thjeshtë ai Tirana politike, ka shumë arkiva, shumë labirinthe dhe shumë rafte mbushur me dosje të nxehta dhe të lagështa, që ruhen mbi dhe nën tokë. Për të gjithë politikanët shqiptarë apo ish politikanët shqiptarë, politikanë ballkanas dhe ish politikanë ballkanas dhe jo vetëm.

Nuk mund të thuhet se qasja e Kryeministrit të Tiranës nuk ishte një qasje që tërheq vëmendjen. Sidomos në Perëndim ku shpresohet me të madhe që të fryjnë erëra të reja, sa më pak helmuese dhe sa më larg aromës së gjakut.

Por ja, doli që qëndrimi “skematik”, kuqalash apo kuq-e-zi i Albin Kurtit, na ishte më largpamës dhe më larg aventurës me serbë qengja dhe pëllumba. Sepse as nuk janë dhe as nuk jemi raca qengjash dhe pëllumbash ne. Dhe kjo nuk është një mburrje, por kështu kemi qëlluar nga koha.

Duhet t’i themi faleminderit rezistencës së oksidentalizmit në Mal të Zi që Shqipëria diplomatike e Kryeministrit Rama të nxitojë të hapë sytë. Të heqë dorë nga besimi i ripërtëritur te serbi Vuçiç, që nisi sulmin e tij të madh në Mal të Zi, duke e bërë të skuqet (besoj) “vëllain” e ri, të Tiranës. /“360 grade.al”

Tags: Albin Kurtiedi ramaVucic

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Ngjela shton shpresat: Sipas studimeve, data 15 maj frenon virusin

Ky do të jetë muaji antikorrupsion

Falsifikonte dokumentet, pranga ish juristit të Hipotekës 

Kanosi me kallashni*ov të dashurën jetime, ja çfarë ka ndodhur

“Universi dhe budallallëku njerëzor s’kanë kufij”, Kulluri tallet rëndë me Bashën

Kulluri-Bashës: Pse s’e thua si burrat ç’do bësh me “pataten e nxehtë”







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?
Politikë

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?

by mirseda
17:46 | 24/01/2026
0

Ka nisur tashmë zyrtarisht protesta e PD përpara Kryeministrisë. Me pankarta në duar demokratët kanë zgjedhur shprehje...

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

17:31 | 24/01/2026
Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

17:27 | 24/01/2026
Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

17:10 | 24/01/2026
PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:03 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com