E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Kanosi me kallashni*ov të dashurën jetime, ja çfarë ka ndodhur

Një 21-vjeçar kanosi me armë zjarri automatik dy vajza të reja, ku me një prej tyre ishte në një lidhje. Donald Lato, nga fshati Gjonomadh i Korçës, kishte lidhje intime me 15-vjeçaren që kanosi me armë. Dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye xhelozie. Vajza, pas zënkës ka dalë e shoqëruar me shoqen e saj 20-vjeçare dhe disa persona të tjerë. Kaq ka mjaftuar, që sipas pretendimeve të vajzës, 21-vjeçari i ka kanosur me armë.

Arma nuk është gjetur ende, por policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. E mitura jetonte me gjyshërit, pasi është jetime. Prindërit e saj janë vrarë në vitin 2014, në masakrën e Gjonomadhit, ku mbetën viktima 4 persona për shkak të tradhtisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...